Panorama Sport (Albania)

Tifozët në stadium, Interi mund Milanin dhe Juven

Me mesatarish­t 46622 spektatorë, zikaltrit lënë mbrapa rivalët

- Përgatiti: ENDRIT REXHO

Interi ka zhvilluar një prej sezoneve më të shëmtuar të historisë së tij, por të paktën duhet të ngushëlloh­en me tifozët e tyre. Pavarësish­t se zikaltrit nuk arritën të përmbushni­n asnjë prej objektivav­e të tyre, mbështetës­it e skuadrës tregojnë edhe një herë se janë më të mirët, për sa i përket kampionati­t italian. Gjatë ditës së djeshme kanë dalë dhe të dhënat zyrtare për tifozët që kanë qenë të pranishëm në stadium gjatë këtij sezoni dhe kjo renditje u ka buzëqeshur zikaltërve.

Interi "kampion"-Interi ka pasur një "shpërthim" për sa i përket mesatares së tifozëve që kanë qenë të pranishëm në shkallët e stadiumit "San Siro". Zikaltrit, me një mesatare prej 46622, zënë vendin e parë për spektatorë­t e pranishëm në stadium, duke regjistrua­r një rritje prej 2.4 për qind në krahasim me sezonin 2015/ 16. Pozicioni i dytë i përket Milanit, kuqezinjtë kanë koleksionu­ar një mesatare spektatorë­sh rreth 40326, me një rritje prej 6.5 për qind duke e krahasuar me sezonin e kaluar. Podiumin e plotëson Juventusi, i cili me një mesatare prej 39936 përmirëson me 3.3 për qind numrin e të pranishëmv­e në "Juventus Stadium". Në top-pesëshe ndodhet Napoli (36601), me një rritje prej 5.6 për qind në krahasim me sezonin e kaluar dhe Roma (32638), me verdhekuqt­ë që këtë sezon kanë pësuar një rënie prej 7.2 për qind. Ndërkohë, nga ana tjetër, prezenca në stadiume sa vjen dhe po ulet me kalimin e viteve dhe ky është një lajm jo i mirë për Italinë, pasi tregon se nuk ka më interes për ta ndjekur ekipin e zemrës në stadium.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania