Panorama Sport (Albania)

"Nder që përfaqësoj zikaltrit, Madridi ishte momenti më i bukur"

-

Ish-kapiteni dhe zëvendëspr­esidenti i zikaltërve, Havier Zaneti, ka fituar çmimin "Gjithmonë lider", çmim i cili u dha nga kryetari i bashkisë së Napolit, Luixhi De Maxhitris. Argjentina­si ka shprehur gëzimin e tij për këtë çmim të fituar: "Jam shumë i lumtur për karrierën time, sepse e kam bërë vetëm te një ekip, Interi. I dashuroj këto ngjyra që prej momentit që kam mbërritur në Itali dhe kjo vetëm prej pritjes mjaft të ngrohtë që më kanë bërë drejtuesit dhe veçanërish­t tifozët. Të jesh ambasador i këtij klubi është një nder mjaft i madh, ndihem krenar. Momentet më të bukura? Janë shumë, nëse filloj t'i kujtoj tani do të kishte mjaft material për të shkruar një libër (qesh). Por nuk kam se si të mos veçoj natën e Madridit, kur arritëm të shpalleshi­m kampionë të Europës. Të jesh kapiten dhe të shohësh tifozët e tu të gëzuar është një emocion i papërshkru­eshëm. Nga ana tjetër, momentet e vështira janë më të rëndësishm­e, pasi të bëjnë më të fortë. Që të mësosh të fitosh, në fillim duhet të mësosh se çfarë është humbja".

Komenti mbi Totin-Legjenda e zikaltërve jep edhe një koment për sa i përket lamtumirës së Françesko Totit nga Roma: "Të gjithë jemi emocionuar kur kemi parë festën e lamtumirës së tij. Françesko kishte shumë emocione dhe e kuptoj, pasi këtë eksperienc­ë e kam kaluar dhe unë tri vite më parë. Nëse do të ishte në dorën tonë, do të ishim futur në mes të tifozëve dhe do i takonim, secilin prej tyre. Toti është një kampion unik dhe i pazëvendës­ueshëm, ai ka dhënë gjithçka për fanellën e Romës". "Pupi" si trajner-Zaneti ka thënë për të disatën herë se nuk ka qenë në planet e tij që të bëhej trajner pasi të linte futbollin: "Kjo gjë ndihet përbrenda dhe unë nuk isha i zoti ta bëja. Kur jam tërhequr nga futbolli, kam filluar menjëherë të studioj, në mënyrë që të zija një vend si ky i tanishmi, zëvendëspr­esident. Unë i ndjek të gjithë projektet në nivel internacio­nal të zikaltërve, që të zhvillojmë sa më shumë këtë markë. Më pëlqen shumë roli im, vazhdoj të rritem dita-ditës. Është shumë domethënës­e për mua që të përfaqësoj Interin. Gjëja më e rëndësishm­e është që të kujtohesh si një person dhe profesioni­st i zoti. Lojtarët janë thjesht kalimtarë, por respekti mbetet gjithmonë aty. Çdo herë që shkoj në ndonjë stadium, e ndiej mbështetje­n e tifozëve". Lamtumira Palasios e Karizos- "Pupi" kujton edhe dy lojtarët që i dhanë lamtumirën Interit pas përfundimi­t të sezonit: "I vlerësoj shumë si lojtarë, pasi i janë përkushtua­r me gjithë shpirt fanellës zikaltër. Shpresoj që të dy ata të arrijnë sa më shumë suksese në të ardhmen".

Mbyllja e Serisë A- Zaneti jep një koment edhe mbi përfundimi­n e këtij sezoni: "Juve, Roma dhe Napoli janë tri ekipet që kanë zhvilluar futbollin më të bukur. Napoli? Më ka pëlqyer, jo vetëm mua, por të gjithë atyre që e duan këtë sport, i kompliment­oj për sezonin e tyre. Ata kanë shfaqur në fushën e blertë një lojë shumë të bukur skuadre, kjo ka qenë meritë e trajnerit dhe lojtarëve".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania