Panorama Sport (Albania)

Alegri: Reali favorit, presim finalen pa ankth

Trajneri i druhet më shumë tensionit sesa CR7 dhe Bejlit

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Maks Alegri nuk ka frikë, emocionet janë të pranueshme dhe më se normale përpara një sfide të tillë. Trajneri toskan në konferencë­n për shtyp që hap zyrtarisht javën anti- Real, pa shumë lojëra fjalësh, shpjegon këndvështr­imin e tij: "Pas finales së Berlinit, kjo e Kardifit është ndeshja e dytë më e rëndësishm­e e karrierës sime. Këtë herë kam më shumë besim dhe jam më i bindur, duhet ta sjellim kupën në shtëpi. Ka qenë një sezon fantastik dhe duam që ta mbyllim në mënyrën më të mirë të mundshme, ndaj të gjithëve na pret një sforco e fundit. Duhet të zbresim në fushë më të ekuilibrua­r dhe më të bindur se sa kundërshta­rët tanë. Pa ankth: jemi në një gjendje të mirë fizike dhe psikologji­ke, do të dimë të reagojmë në momentet e duhura". Këshillat nuk i mungojnë për skuadrën e tij, por gjërat e rëndësishm­e gjashtë herë kampionët e Italisë i dinë tashmë përmendësh: "Duhet të kemi forcën mendore për të qëndruar brenda ndeshjes deri në fund. Ata janë favoritë, jo sepse e them unë, por e dëshmon historia, sidomos ajo e së kaluarës së afërt. Nuk mbetet shumë për të thënë, por ama kemi shumë për të bërë. Duhet të luajmë pa ankth. E kemi merituar këtë finale, ndaj jemi besimplotë që mund t'ia dalim".

OPTIMIZËM - Recetat në të tilla raste janë gjysmë të gatshme, por Alegri nuk ndalet së predikuari qetësi, si element thelbësor suksesi: "Duhet ta përjetojmë pa angështi, duhet optimizëm, por nuk më duket e drejtë të flas për Juventusin si favorit. Madrilenët janë mësuar të luajnë dhe të fitojnë të tilla finale. Kemi besim te vetja dhe jemi të bindur në forcën tonë, por favoritë për kupën mbeten ata".

"G8" - Trajneri bardhezi njeh mirë mendësinë e një realiteti bardhezi dhe është i ndërgjegjs­hëm për rritjen konstante të skuadrës së tij, vit pas viti, titull pas titulli. Për trajnerin, ai vetë së bashku me drejtuesit ka pasur gjithashtu një rritje të vazhdueshm­e: "Pas finales së Berlinit të humbur kundër Barcelonës, nisi një proces i mëtejshëm rritjeje nga ana e të gjithëve. Negativite­ti sjell negativite­t, ndaj duhet të mendojmë me optimizëm. Pas një jave do të mendojmë për ecurinë tonë në tri vitet e fundit. Kur mora këtë skuadër gjeta një hije të zezë të frikshme. Unë nuk i druhem faktit që Juventusi ka humbur tetë finale të këtij kalibri, pasi të arrish deri në fund në të tilla kompeticio­ne nuk është e lehtë. Të fitosh është shumë mirë, por ka rëndësi të jesh gjithmonë në të tilla nivele. Kam një ekip të jashtëzako­nshëm dhe besoj se

klubi do të investojë, në mënyrë që të qëndrojmë mes tetë më të mirave kontinenta­le".

BEJL APO ISKO? - "Reali ka titullarë dhe lojtarë stoli të mrekullues­hëm. Mënyra e tyre e lojës është përmirësua­r edhe më shumë me ekuilibrin

e gjetur nga Zidan me aktivizimi­n e Kasemiros, sidomos gjatë fazës së dytë të sezonit. Me Bejl, madrilenët kanë më rregull në radhët e tyre, ndërsa Isko garanton fantazi dhe surpriza. Zidan po e tregon me fakte se çfarë trajneri është, çfarë cilësish ka, pasi është

gjithçka, përveçse e lehtë të fitosh në një klub si Reali".

PA BIÇIKLETA - Alegri si një livornez tipik ka edhe sens të theksuar humori dhe nuk i kursen batutat, sidomos ato në lidhje me trajnerin e Krotones, i cili premtoi se do të shkojë në Torino me biçikletë, pasi skuadra e tij i shpëtoi rënies nga kategoria: "Davide Nikola premton sfida me biçikletë, por unë nuk mundem, pasi nuk pedaloj prej kohësh. E kam provuar dhe kam hequr dorë, pasi nuk është sport për mua. Më pëlqen më shumë kur shoh çiklizëm në televizor".

PIPITA VENDIMTAR -

Një koment Alegri nuk e kursen për bomberin e tij, Gonzalo Higuain: "Ndoshta Gonzalo shënon e na dhuron kupën, duhet vetëm të qëndrojë sa më i qetë. Kam besim të plotë se do të zhvillojë një ndeshje të madhe".

HEISELI - Fundi i intervistë­s së tij nuk ka se si të mos i kushtohej një tragjedie për popullin juventin dhe jo vetëm: "32 vite më parë humbën jetën 39 njerëz në një mbrëmje që duhej të ishte festë e që u kthye në tragjedi. Një mendim i imi shkon për të gjitha familjet të prekura në makthin e Heiselit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania