Panorama Sport (Albania)

Del Piero: Bufon po çmendet për trofeun, por kujdes... Zidanin

"Më djeg finalja e '98-s, këtë vit s'ka favoritë"

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Alesandro Del Piero ka qenë një nga të paktët kampionë që ka ngritur në këmbë stadiumin "Santiago Bernabeu", edhe pse ka qenë kundërshta­r. Në një intervistë për gazetën spanjolle "Marca", ai i ka thurur elozhe trajnerit të Realit, por thotë se Bufon është duke u çmendur për të ngritur trofeun e Champions-it.

Pse e humbi Juventusi finalen e vitit 1998, ndërkohë që ishte favoriti kryesor për të fituar?

Kujtime të hidhura... Është shumë e vështirë të thuash tani pse e humbëm atë ndeshje, por historia e futbollit ka treguar që kur një ndeshje përfundon me një rezultat, është e tepërt që të bësh analiza më vonë. Reali i Madridit ishte më në formë sesa ne. Në këto ndeshje, impenjimi dhe forma është shumë e rëndësishm­e.

U dëmtua Juventusi nga fakti që ishte favorit në Amsterdam?

Nuk besoj se ishte ky problemi. Juventusi kishte një ekip të fortë dhe në ato vite ka dominuar futbollin europian sepse fitoi 3 finale radhazi ( Champions, Kupën Interkonti­nentale, Superkupë), por edhe humbëm 3 finale. Diçka e çmendur. Në atë vit arritëm të fitonim kampionati­n në Itali, por jo Champions-in.

Po thua që do të përsëritet sërish historia?

Më duket se në Kardif nuk ka favoritë. Do të përballen dy skuadra që kanë të njëjtat mundësi, pak a shumë për të fituar Champions- in. Kanë arritur të fitojnë kampionate­t respektive dhe janë ekipet më të forta të momentit.

Është më mirë ky Juventus apo ai i vitit 1998?

Në mendimin tim nuk

mund të bëhen krahasime mes dy skuadrave në periudha të ndryshme. Kjo gjë nuk është e drejtë. Ju thatë që Juventusi i asaj kohe ishte ekip i madh me individual­itete dhe me forcë grupi të jashtëzako­nshme, por edhe ky Juventus po bën diçka historike, diçka që nuk është parë kurrë në Itali. Thjesht u mungon Champions-i.

Si ishte Zidani si shok skuadre?

Një person special. Në fushën e lojës e bënte futbollin më të lehtë dhe të bukur për t'u parë. Të ndihmonte shumë dhe ky ishte interesi i tij kryesor. Zidan kishte talent të papërshkru­eshëm dhe bënte lëvizje të zgjuara. Edhe si trajner më pëlqen shumë dhe tregohet shumë "dinak" në momente të caktuara të ndeshjes.

Cili nga lojtarët e mësipërm do ta vendosë finalen: Dibala, Ronaldo, Benzema, Higuain, Marselo apo Dani Alvesh?

Një ndeshje të tillë e vendosin detajet. Të gjithë emrat që më përmendet mund të jenë vendimtarë, por edhe të tjerë. Unë do të zgjidhja një tjetër lojtar si Bufon. Është i çmendur pas kësaj kupe, sepse është e vetmja që i mungon.

Mund t'i peshojë Juventusit fakti që e ka humbur një finale kundër Realit?

Është e vërtetë që, nëse ka fituar Champions kundër Realit, e nis ndeshjen më i motivuar. Reali ka fituar të fundit, por historia ndryshon...

Cila skuadër ju pëlqen më shumë, Juventusi apo Reali?

Kam shumë respekt për Realin e Madridit, për lojtarët, stafin dhe drejtuesit, por sigurisht që zemra ime rreh për Juventusin. Shpresoj që në Kardif të fitojnë ata.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania