Panorama Sport (Albania)

STATISTIKA­T

-

Kjo do të jetë ndeshja e 19- të mes Juventusit dhe Realit të Madridit në kompeticio­net zyrtare. Bilanci për momentin është në ekuilibër total, sepse ekipet kanë nga tetë fitore dhe dy barazime. Në vitin 1998, skuadrat u takuan në finale dhe ndeshja u vendos nga Pedrag Mijatoviç.

Reali do të luajë finalen e tij të 15-të në Ligën e Kampionëve, të paktën katër më shumë sesa çdo klub tjetër ( Milani 11). "Galaktikët" kanë fituar 11 herë, një tjetër rekord i këtij kompeticio­ni.

Juventusi ka fituar vetëm dy nga tetë finalet e luajtura në Ligën e kampionëve. Vetëm 25%, përqindja më e ulët e suksesit mes klubeve që kanë marrë pjesë të paktën në pesë finale. Bardhezinj­të kanë humbur katër finalet e fundit.

"Zonja e Vjetër" mund të bëhet skuadra e nëntë në Europë që në një sezon të vetëm ka fituar Champions-in, Kupën dhe kampionati­n. E fundit ishte Barcelona në sezonin 2014-2015, ndërsa Interi është i vetmi ekip italian që e ka bërë këtë gjë në sezonin 2009-2010.

Reali i Madridit mund të bëhet skuadra e parë që fiton Ligën e Kampionëve dy vite radhazi.

Juventusi është e vetmja skuadër që në Ligën e Kampionëve nuk ka pësuar asnjë humbje deri tani, 9 fitore dhe 3 barazime. Ekipi i fundit që ka arritur me këtë ecuri ka qenë Atletiko e Madridit në sezonin 2013/2014.

Dani Alvesh ka shënuar më shumë gola (10) dhe ka dhënë më shumë asiste ( 25) se çdo mbrojtës tjetër që nga debutimi i tij në Ligën e Kampionëve.

Kjo do të jetë finalja e pestë e Ligës së Kampionëve për Kristiano Ronaldon. Vetëm tre lojtarë kanë arritur të luajnë më shumë ndeshje të tilla sesa portugezi, Maldini dhe Gento (8), Di Stefano (7).

Njëri mes Kristiano Ronaldos dhe Serxho Ramosit mund të bëhet lojtari i dytë që ka arritur të shënojë në tre finale të ndryshme. I pari është Di Stefno me 5.

Njëri mes Alvaro Moratës dhe Mario Manxukiçit mund të bëhet i treti lojtar që shënon me dy fanella të ndryshme në finalen e Champions-it. Më parë diçka të tillë e ka bërë Ronaldo ( Junajtid dhe Real), Velibor Vasoviç (Ajaks dhe Partizan Beograd). Morata ka shënuar me Juventusin në vitin 2015, ndërkohë që Manxukiç me Bajernin në vitin 2013.

Tre nga pesë finalet e fundit të Champions-it kanë shkuar me shtesë, ndërkohë që në dy prej tyre për të shpallur fituesin u deshën penalltitë.

Ky sezon i Ligës së Kampionëve është një nga ata që shënohen shumë gola, 3.02 për ndeshje. Mesatarja më e lartë që prej sezonit 1992-1993.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania