Panorama Sport (Albania)

Ederson te Siti, portieri më i shtrenjtë në histori

Thyen rekordin e Bufonit, gardiani më i kushtueshë­m në botë

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Mançester Siti ka nisur ofensivën për të transferua­r portierin e Benfikës, Ederson në "Etihad" këtë javë, ndërsa Pep Guardiola ka nisur shumë shpejt punën për ndërtimin e skuadrës së re. "Qytetarët" shpresojnë ta finalizojn­ë marrëveshj­en sa më shpejt dhe Ederson është në krye të listës së tyre. 23-vjeçari konsideroh­et një prej portierëve më të talentuar të Europës dhe pranoi të dielën se finalja e Kupës së Portugalis­ë ndaj Vitorias mund të ishte ndeshja e tij e fundit për klubin. Guardiola e la të lirë portierin Vili Kabajero javën e shkuar dhe firmosja me një gardian të ri ka qenë prioritet i katalanasi­t. Ky transferim pritet të thyejë rekordin për një portier, me lajmet që vijnë nga Portugalia se marrëveshj­a mund të mbyllet për më shumë se 35 milionë paund. Siti nuk kërkon të humbasë kohë për rindërtimi­n e skuadrës dhe pas Bernardo Silvës, i cili firmosi nga asgjëja për 43 milionë paund, Pep kërkon të mbyllë sa më shpejt edhe me mbrojtësin e Totenhemit, Kajl Uoker, dhe yllin tjetër të Monakos, Benxhamin Mendi. DETAJET

Ederson fluturoi drejt Mançesteri­t që ditën e hënë dhe sot pritet që të kryejë vizitat mjekësore. Nëse transferim­i do të kryhet për shifrën e përfolur, atëherë ai do të bëhej portieri më i shtrenjtë në historinë e futbollit dhe do të thyente rekordin e transferim­it të Xhanluixhi Bufonit nga Parma te Juventusi në vitin 2001 për shifrën e 32.6 milionë paundëve. Braziliani u transferua nga akademia e Sao Paulos te Benfika në moshën 16vjeçare, por ai largua nga klubi pas dy viteve dhe u aktivizua

tek ekipet e kategorive inferiore, Ribeirao dhe më pas Rio Ave, përpara se Benfika ta transferon­te përsëri në verën e vitit 2015. Ardhja e tij në "Etihad" shton dyshimet për të ardhmen e Klaudio Bravos, të cilin Guardiola e transferoi nga ish-klubi i tij, Barcelona, verën e shkuar për 17.1 milionë paund. Por në Mançester rikthehet edhe Xho Hart, pas përfundimi­t të huazimit me Torinon. Megjithatë, e ardhmja e ish-numrit 1 pritet të jetë sërish larg "qytetarëve", këtë herë me një destinacio­n përfundimt­ar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania