Panorama Sport (Albania)

Lucio: Sa herë që Bajerni s’fiton, fëmijët e mi qajnë

“Bavarezët, gjithmonë kompetitiv­ë ndaj më të mirëve”

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Ish-mbrojtësi i skuadrës së Bajernit në vitet 2004- 2009, Lucio ka folur mbi skuadrën duke i konsiderua­r ata më se konkurrues në futbollin botëror. "Problemi nuk qëndron te futbolli gjerman, pasi nuk duhet të harrojmë se bavarezët kanë luajtur krahas kampionëve nga Italia, Spanja. Bajerni ka qenë në finale, madje edhe ka fituar në Champions. Ata kanë një performanc­ë mjaft të mirë, por nga aspekti i konkurrenc­ës janë më të mirët", ka thënë Lucio. Megjithatë, ish-mbrojtësi bavarez ka treguar se fëmijët e tij Valentina, Viktoria dhe Xhao kanë një marrëdhëni­e mjaft të ngushtë me kampionët gjermanë, duke shtuar: "Fëmijët e mi janë fansa të mëdhenj të Bajernit. Nëse skuadra nuk fiton, ata qajnë". Së fundmi, Lucio luan me skuadrën braziliane të Goa. Gjatë karrierës së tij, ai numëron 236 ndeshje në Bundesligë për skuadrën bavareze dhe atë të Leverkusen­it. Megjithatë, ai nuk ka qenë i vetmi brazilian, i cili ka folur me superlativ­a për skuadrën bavareze. I tillë është edhe Kafu, i cili nuk sheh asnjë arsye negative për faktin e eliminimit nga Champions-i i këtij sezoni duke thënë: "Kjo nuk do të thotë asgjë. Bavarezët kanë luajtur gjithmonë krahas gjigantëve të futbollit, ndaj kushdo që arrin të luajë aty, e meriton". Sa u përket finalistëv­e të këtij sezoni për në Champions, ata nuk kanë

dashur të pozicionoh­en krahas Juventusit ose Realit të Madridit, duke thënë: "Sulmi i skuadrës spanjolle të Realit është mbresëlënë­s, ndërsa mbrojtja e skuadrës së Juventusit është shumë e fortë. Do të jetë një ndeshje taktike, edhe pse shanset do të jenë 50 me 50".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania