Panorama Sport (Albania)

Ernesto Valverde, zyrtarisht trajneri i ri i Barcelonës

Bartomeu: I duhuri për ta bërë skuadrën të ecë përpara

-

Trajneri i ri i skuadrës së Barcelonës do të jetë Ernesto Valverde. Ish-trajneri i Atletikos së Bilbaos ka nënshkruar një kontratë me katalanasi­t deri në vitin 2020. Prezantimi zyrtar i trajnerit do të bëhet ditën e sotme. Valverde ka luajtur për skuadrën e Barcelonës në vitet 1988-1999 me Johan Krojf. "Ai është një person mjaft pozitiv, dhe ka njohuritë e duhura për këtë pozicion. Valverde gjithmonë e ka dashuruar futbollin e të rinjve dhe ka mënyrën dhe stilin e duhur për ta bërë skuadrën të ecë përpara. Pasioni dhe dëshira për të punuar me fjalën e fundit të teknologji­së, theksojnë më tepër karakteris­tikat unike të një trajneri si", ka thënë

presidenti i skuadrës katalanase, Zhozep Maria Bartomeu. 53vjeçari e ka nisur karrierën si trajner me ekipin e Atletikos së Bilbaos duke i udhëhequr ata në totalin e 308 ndeshjeve në gjashtë vite karriere. Gjithashtu, ai shquhet edhe për kualifikim­in e skuadrës në Europë. Duke përfunduar

kështu me triumfin e Superkupës së Spanjës në vitin 2015, ku ka mundur skuadrën e Barcelonës me rezultatin 5-1. Përpos këtij fakti, Valverde ka trajnuar dhe ka luajtur edhe për rivalët e Barçës, skuadrën e Espanjolit, duke arritur në finalen e kupës UEFA në vitin 2007. Spanjolli do të sjellë në

skuadrën e tij të re edhe dy pjesëtarë të stafit trajnues nga Atletiko, të cilët do të jenë asistenti i tij prej pesëmbëdhj­etë vitesh Xhon Aspiacu dhe trajneri fizik Hoze Pozanço. Që në fazën e parë, trajnerin Valverde e pret një detyrë mjaft e rëndësishm­e, pasi në muajin gusht skuadra katalanase do të përballet me Realin e Madridit për Superkupën e Spanjës. Në prag të kësaj ndeshjeje, ata do të udhëtojnë drejt Amerikës për miqësoret ndaj Mançester Junajtid dhe Juventusit. Përpos kësaj, presidenti i Barcelonës, Bartomeu ka folur edhe mbi sezonin "zhgënjyes", në të cilin nuk janë përmbushur objektivat e klubit. "Nuk ka qenë një sezon i suksesshëm. Kemi patur pritshmëri më të mëdha, por tanimë do na duhet të punojmë për të fituar sezonin e ardhshëm". Ardhja e trajnerit Valverde thuhet se do të ndikojë pozitivish­t për skuadrën, nga aspekti i riorganizi­mit të skuadrës, për një efikasitet sa më të madh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania