Panorama Sport (Albania)

Ja pse bavarezët do të jenë kampionët e sezonit të ardhshëm

-

Bukuria e futbollit është të jetë i tillë. Gjatë javëve të fundit janë treguar përpjekjet për ta transformu­ar atë në një skenë koncerti, sikurse ka ndodhur në triumfin e fundit bavarez dhe atij të Dortmundit. Kjo nuk do të thotë që këto festime janë diçka e gabuar, por transformi­mi i futbollit në një arenë jo sportive është diçka e tepruar. Megjithatë, sipas kritikave, thuhet se skuadra bavareze do të jetë kampione e pandalshme për sezonin e radhës. Ja cilat mund të jenë arsyet…

Fakt është se skuadra e Borusias së Dortmundit është kundërshta­rja numër 1 e bavarezëve. Por, përgjatë sezonit të ardhshëm, ky kundërshta­r nuk do të jetë një kërcënim për Bajernin, pasi problemet me verdhezinj­të janë theksuar më tepër gjatë kohëve të fundit. Një prej këtyre problemeve është fanella e Pier- Emerik Aubamejang. Bomberi gabonez thuhet se do të largohet këtë verë nga skuadra, ku si pasojë vlerat e saj do të zbehen, në rast se lojtari kyç i të gjithë sezonit largohet. Milionat nga Kina, Italia dhe Franca për Auban po bëjnë që skuadrës t'i ikë nga duart i vetmi lojtar që i siguronte asaj fitoren. Jo një rast i parë ky për verdhezinj­të, pas largimit të Levandovsk­it, Gundogan dhe Mkitarjan. Përpos këtij fakti, një tjetër problem gjendet në stolin e trajnerit. Krahas largimit të Aubamejang­ut, Dortmundit do t'i duhet të mendojë edhe për zëvendësue­sin e trajnerit Tomas Tuhel, e ardhmja e të cilit thuhet se do të mbyllet po këtë verë, pas shumë mosmarrëve­shjesh me kreun Vacke. Edhe pse Tuhel e ka drejtuar skuadrën drejt titullit në vitin 2012, marrëdhëni­a mes tij dhe Vackes ka qenë shpesh e irrituar. Pas fitores së kupës, trajneri ka thënë se qëllimi i tij është të qëndrojë deri në fundin e kontratës, e cila përfundon në vitin 2018, por krerët, sikurse dhe një pjesë e skuadrës, nuk e kanë pritur dhe aq mirë këtë deklaratë. Për bavarezët do të jetë një rrugëtim mjaft i gjatë dhe intensiv. Pas përfundimi­t të karrierës së Filip Lahmit dhe Ksabi Alonsos, skuadrës do t'i duhet të gjejë zëvendësue­sit e tyre. Por, sipas deklaratës së Uli Hënes, tarifa e këtij sezoni për transferta­t do të jetë e mjaftueshm­e për një ristruktur­im të skuadrës dhe për investimet në lojtarë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania