Panorama Sport (Albania)

Hamilton provokon Ferrarin

Toto Uolf: Nuk besoj se fitorja e "kokëkuqes" ka qenë e orkestruar

- OLGERT SERANI

Pas Çmimit të Madh të Monakos, Luis Hamilton është i bindur se Ferrari ka zgjedhur Sebastian Fetel si pilotin e tij të parë. Gjermani triumfoi në "Grand Prix"-in e fundjavës në Principatë ndërsa strategjia e ndjekur nga bokset për "pit stop"-in e favorizuan atë që të mposhtte shokun e skuadrës Kimi Raikonen. "Është shumë e qartë se Ferrari e ka zgjedhur se kush është piloti i parë dhe është e sigurt se do të bëjë gjithçka që Fetel të marrë maksimumin e pikëve", është mesazhi i dhënë nga britaniku i Mercedesit. Hamilton ngre dyshime se është shumë e vështirë për makinën numër një të bëjë një hap përpara për aq kohë sa skuderia favorizon makinën tjetër. Megjithatë Hamilton thekson se nuk do t'i kërkonte Mercedesit që ta favorizont­e atë në të njëjtën mënyrë ndaj shokut të skuadrës Valteri Botas. "Unë nuk kam folur me ekipin dhe me të vërtetë nuk e kam planifikua­r asnjëherë një skenar të tillë. Valteri ka bërë një punë të shkëlqyer dhe unë nuk ndiej që ne duhet ta favorizojm­ë njërin ose tjetrin. Është me të vërtetë e rëndësishm­e që ne po punojmë si grup më shumë se kurrë më parë. Sepse detyra jonë është që të mposhtim Ferrarin në garën për konstrukto­rë". Hamilton përfundoi i shtati në Monako pasi u nis nga "pole position"in i 13- ti pas një sesioni zhgënjyes në kualifikue­se për shkak të një serie gabimesh. "Ferrari duket se po punon në çdo aspekt kësisoj 14 garat e ardhshme do të jenë shumë të vështira. Makina jonë nuk po funksionon ashtu siç ne do të donim, por gradualish­t me garat ne kemi çfarë të mësojmë për të qenë më kompetitiv­ë". Drejtuesi i Mercedesit hedh poshtë çdo hamendësim për favorizim nga ana e Ferrarit të Fetelit ndaj Raikonen. "Nuk ishte aspak e qartë se si do të performoni­n gomat. Ata duhej të fusnin një nga dy pilotët në 'pit stop'. Gomat super të buta nuk ishin mjaftueshë­m të shpejta në fillim. Sebastian arriti të regjistron­te disa xhiro të shpejta me gomat e përdorura super të buta, duke i dhënë atij avantazhin ndaj Kimit. Ndaj nuk mendoj se kjo ka qenë e orkestruar nga ana e Ferrarit".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania