Panorama Sport (Albania)

Tenis, Xhokoviç dhe Nadal kalojnë provën e parë

-

Kampioni në fuqi i "Roland Garros"-it, Novak Xhokoviç ka kaluar me sukses turin e parë të "Grand Slam"-it të dytë sezonal. Serbi, numri dy në botë ka eliminuar spanjollin Marsel Granolers, numri 77 në renditjen e ATP-së, me rezultatin 6-3, 6-4, 6-2 pas dy orësh e 27 minutave. Gjithashtu është kualifikua­r për në turin e dytë. Majorkeni mposhti francezin Benua Pair 6-1, 6-4, 6-1. Ka bërë detyrën në prologun e "Slam"-it edhe belgu David Gofin pas suksesit 6-2, 6-2, 6-2 me francezin tjetër Pol-Henri Matie. Vijon rrugëtimin në turneun parisien edhe portugezi Zhoao Souza pasi mposhti me katër sete serbin Tipsareviç 4-6, 7-6, 6-2, 6-2. Në turin e dytë 28-vjeçari nga Guimaresh do të përballet me Xhokoviç. Në konkurrimi­n e femrave, një ditë speciale ka qenë për çeken Petra Kvitova. E rikthyer në fushë pas gjashtë muajsh pas sulmit me thikë në fund të 2016-ës në vendlindje­n e saj nga një agresor ku i solli edhe dëmtime në dorën e majtë, Kvitova shijon suksesin e parë. 27-vjeçarja fitoi pa shumë probleme në turin e parë 6-3, 6-2 ndaj amerikanes Boserup. Pas suksesit, ajo e ndan atë me publikun, i cili nuk resht së e duartrokit­uri. "Është me të vërtetë kënaqësi e madh të jesh këtu. Është një ndjesi e bukur të rikthehesh në fushë, kur pak kohë më parë kisha frikë nëse do ta arrija një gjë të tillë. Në këta muaj pa mbështetje­n e ekipit tim dhe familjes nuk do të kisha mundur t'ia dilja", ishte komenti i Kvitovas. Ndërkohë, dita e parë e "French Open"- it rezervoi edhe eliminimin e bujshëm të numrit një në botë, Anxhelik Kerber, e mposhtur nga 6-2, 6-2 nga rusja Ekaterina Makarova (e 40ta në renditjen e Wta-së).

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania