Panorama Sport (Albania)

Bilanci Bilanci europian, europian, Partizani Partizani mbrojtja mbrojtja më e mirë dhe Kukësi Kukësi kampion çudirash çudirash

"Demat" e kuq, më mirë se Juventusi dhe Bajerni

- GENTJAN ALINANI

Me modestinë, cilës inë dhe shpesh herë teknikën e cunguar, me golat e munguar nga skuadrat, por jo nga individi (Pejiç), Kategoria Superiore ka arritur të futet në librin e rekordeve të futbollit europian. Nga një vëzhgim i bërë nga "TheBund.ch" për 42 ligat europiane të futbollit publikohen të dhënat për kampionët, mesataren e golave që kanë shënuar për ndeshje, raportin mes golave të shënuar dhe pikëve të grumbullua­ra dhe shumë detaje të tjera që të bëjnë të kuptosh më së miri ecurinë, rrugën dhe strategjin­ë që ka ndjekur skuadra e Kukësit për të fituar titullin kampion. Rregulli i vjetër i futbollit që mbrojtja e hekurt të shpallë kampion nuk është i vërtetë në të gjitha rastet. Mjafton të hedhësh një sy në Superiore, ku Partizani ishte ekipi që pësoi më pak, duke qenë edhe ekipi me mbrojtjen më të hekurt në Europë, por titullin e fitoi Kukësi.

KUKËSI, SA PAK GOLA - Nëse doni të kuptoni se si fitohet një kampionat duke mos shënuar shumë, mjafton të shihni atë që bëri Kukësi gjatë këtij sezoni në Superiore. Mirëpo, Kukësi është një rast unik për mënyrën se si golat e paktë i ka shndërruar në pikë të rëndësishm­e për të udhëhequr kampionati­n dhe për të triumfuar. Skuadra verilindor­e është e para në Europë që vetëm me 1.42 gola të shënuar mesatarish­t për ndeshje ka arritur të shpallet kampion duke kaluar çdo limit dhe ide nga ajo që është perceptuar nga kampionët e tjerë. Me një mesatare kaq të vogël golash, Kukësi është rast i veçantë nga skuadrat kryesore të kampionate­ve europiane. Ndërkohë Kukësin e shoqëron në këtë rekord negativ skuadra e Dinamos së Bukureshti­t me 1.53 gola në ndeshje, ndërkohë që verilindor­ët janë kampionët që shënojnë më pak nga të gjithë të tjerët, vetëm 51 gola në 36 ndeshje.

MBROJTJA E HEKURT - Mirëpo, nëse Kukësi është i fundit për mesataren e golave të shënuar në Europë, ka një fakt tjetër që këtë herë duhet ta bëjë të krenohet skuadrën e verilindor­ëve që shkroi historinë. Bashkë me katër ekipe të tjera, formacioni i Kukësit udhëheq listën e skuadrave kampione në Europë që pësojnë më pak. Megjithatë, është mbrojtja e Partizanit ajo që, sipas statistika­ve, është më e mira në Europë, me vetëm 0.47 gola të pësuar për ndeshje. Prapavija e Starovës ka arritur ta bëjë më së miri detyrën duke thyer edhe ekipet e mëdha si Juventusi, Totenhemi dhe Bajerni, por edhe Kukësin që pësoi 0.5 gola për ndeshje.

 ??  ?? SPECIALE/SPECIALE/ AnalizaAna­liza e e hollësishm­ehollësish­me e zviceranëv­ezviceranë­ve përpër 55 kampionate­tkampionat­et nënë Europë.Europë. Superiorja­Superiorja e e funditfund­it përpër golat,golat, KosovaKoso­va "thyen""thyen" Portugalin­ëPortugali­në
SPECIALE/SPECIALE/ AnalizaAna­liza e e hollësishm­ehollësish­me e zviceranëv­ezviceranë­ve përpër 55 kampionate­tkampionat­et nënë Europë.Europë. Superiorja­Superiorja e e funditfund­it përpër golat,golat, KosovaKoso­va "thyen""thyen" Portugalin­ëPortugali­në
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania