Panorama Sport (Albania)

Duka: Merkato e De Biazit ka dëmtuar Kombëtaren

“Jemi në situatë anormale, Mavraj e meriton shiritin e kapitenit”

-

Humbja në ndeshjen ndaj Luksembur gut nuk është pritur mirë nga presidenti i FSHFsë, Armand Duka, i cili dje, menjëherë sapo ka mbërritur në Turqi, ka zhvilluar një mbledhje me lojtarët duke kërkuar më shumë impenjim nga ana e tyre. Në një intervistë për "SuperSport" nga toka turke, trajneri ka folur në lidhje me të ardhmen e trajnerit De Biazi dhe uljen me "këmbë të tokë" të futbollist­ëve që, sipas tij, duhet ta kuptojnë se kualifikim­i në Europian një vit më parë tashmë ka përfunduar.

Menjëherë sapo mbërritët në Turqi, keni zhvilluar një mbledhje me lojtarët. Çfarë u thatë atyre?

Kemi kaluar një periudhë jo të mirë dhe qëllimi i asaj mbledhjeje ishte për të kuptuar çfarë po ndodh, pasi nuk jemi ata që ishim. Po na ikën shkëlqimi që kishim dhe duhet që të bëjmë mirë shumë shpejt në ndeshjen ndaj Izraelit, duke mësuar edhe nga gabimet. Kemi diskutuar bashkë për të gjetur forcat, pasi kemi rënë në vetëkënaqë­si dhe festa ende nuk ka mbaruar. Shpresoj që në Izrael festa të ketë mbaruar dhe të kthehemi në futbollin e sakrificës.

Edhe pse nuk e ndoqët në stadium, çfarë ndjesie ju la humbja me Luksemburg­un?

Edhe pse në letër nuk ishte një kundërshta­r si ne, Luksemburg­u mbetet një rival dhe të humbasësh një ndeshje nuk është fundi i botës. Por, rëndësi ka si e humb atë takim, pasi ne nuk dhamë më të mirën tonë. Kur ti bën gjithçka dhe ndeshja humbet, nuk të mbetet diçka merak. Ne duhet të bëjmë gjithçka mirë dhe të nxjerrim maksimumin nga vetja jonë, që ndoshta nuk është bërë në ndeshjet pas Europianit dhe nëse vjen fitorja është mirë, nëse jo, është keq. Por, ndaj Luksemburg­ut nuk kishim impenjimin e duhur, ndoshta edhe fakti se ishte një miqësore. Por, post-Europiani ka qenë një periudhë jo e mirë, që uroj të ketë përfunduar.

Kontrata e trajnerit u rinovua automatiki­sht pas suksesit në Europian. Por, mendoni se ndonjëherë duhen energji të reja për një skuadër që ndoshta velet pas një suksesi të madh?

Këtu bëhen diferencat dhe dallohen kampionët e mëd-

henj. Këta të fundit vazhdojnë të kërkojnë suksese të tjera, ndërsa ata që nuk janë mësuar e kanë të vështirë që ta menaxhojnë. Ka nga ato skuadra që nuk arrijnë të rikthehen kurrë. Mund të marr shembull Lituaninë, që u kualifikua në Europian në vitin 2004, dhe nuk e kam dëgjuar më nëse luan futboll apo jo. Unë uroj që të mos jemi si Lituania, pasi i kemi forcat. I kemi kërkuar skuadrës të tregojë vlerat e saj në fushë në Izrael.

I vutë Kombëtares objektiv vendin e tretë në grup në eliminator­ët e Botërorit. Duke parë kundërshta­rët që kishit, vazhdoni të mendoni se ishte i logjikshëm?

Ne përsëri mund të dalim në vend të tretë. Ajo që kërkoj nga skuadra është që të japë gjithçka në fushë. Kjo nuk është skuadër me yje, por që mund të bëhet yll duke dhënë më shumë se 100 për qind. Në rast se fitojmë në Izrael, vendi i tretë aty është.

Kohët e fundit është folur shumë në lidhje me të ardhmen

e trajnerit De Biazi. Ju kanë bezdisur këto zëra?

Nuk ka rëndësi nëse më bezdisin këto lajme, por ato nuk janë të mira për skuadrën. Ndoshta e shpërqendr­ojnë sepse ekziston një lloj raporti i skuadrës me trajnerin. Për mua mbeten zhurma mediatike dhe nuk ka asgjë zyrtare. Me trajnerin nuk kemi diskutuar asnjëherë për gjëra të tilla. Ai ka një kontratë që përfundon në fund të edicionit dhe nuk kemi folur për të ardhmen, aq më tepër që jemi në një situatë jo normale, në lidhje me paraqitjen e skuadrës kombëtare.

Vijmë pas një periudhe prej 5 humbjeve rresht dhe, në rast të një disfatë në Izrael, a do të rrezikonte De Biazi një shkarkim?

Kontrata e tij po shkon drejt përfundimi­t dhe mund të diskutohet nëse do të vazhdojë apo jo me një kontratë të re. Sido që të jetë rezultati, ne si federatë do t'i shkojmë kontratës deri në fund. Të shkarkosh një trajner, nuk është kënaqësi, por unë kam shkarkuar më shumë se një trajner. Pas Ari Hanit, hoqa edhe Kuzhenë pas humbjes në Luksemburg.

Përse lojtarët kanë kaluar në një eufori, duke mos i vlerësuar siç duhet ndeshjet?

Euforia është legjitime, një epidemi që nuk ka njeri apo skuadër që nuk kap. Varet kush e menaxhon më mirë, apo e kalon më shpejt. Euforia na ka kapur të gjithëve ne, jo vetëm lojtarët. Menduam se jemi shumë të mëdhenj. Por, ne ishim të mëdhenj kur djersinim shumë. E rëndësishm­e është që euforia të kalojë sa më shpejt. Kur humbëm ndaj Spanjës ishim aq euforikë sa kur humbëm ndaj Spanjës na u duk si fundi i botës, ndërkohë që nuk është. Duhet të njohim limitet dhe vlerat tona, për të pasur pretendime­t tona reale. Anët e forta që kemi duhet t'i shfrytëzoj­më, siç është lidhja e skuadrës me fanellën dhe përkushtim­i maksimal.

Mendoni se një fitore me Izraelin mund ta shpëtojë ekipin?

Nuk mendoj për një rezultat pozitiv apo negativ, po për paraqitjen e skuadrës në fushë. Dëshira që të mos jetë e njëjta skuadër si në ndeshjen me Luksemburg­un. Mund të bësh gjithçka mirë, por duhen shumë faktorë të tjerë që të arrish rezultate. Nëse ekipi demonstron diçka ndryshe, mund të themi se kemi shkuar drejt shërimit të epidemisë që quhet eufori.

E keni menduar se kush do të na drejtojë në kualifikue­set e kampionati­t europian të vitit 2020?

Tani më shqetëson më shumë paraqitja e skuadrës dhe për të mbyllur sa më mirë këtë edicion. Ne duhet të kemi më shumë besim te skuadra se mund të bëjë më mirë në kualifikue­set e kampionati­t Europian 2020. Nuk kam menduar realisht nëse do të vazhdoj me të njëjtin staf apo me një tjetër pasi kemi ende shumë kohë.

Keni një parashikim për ndeshjen ndaj Izraelit?

Kam besim që skuadra do të jetë ndryshe. Të parashikos­h rezultatin është e vështirë, pasi kundërshta­ri ka ekip të mirë që na ka mundur në Elbasan. Edhe ata kanë pretendime­t e tyre për vendin e tretë. Për mua ka rëndësi që skuadra të jetë dinjitoze në fushë dhe të ketë dëshirë. Rezultat pozitiv do të quaja faktin që të mos humbin ndaj Izraelit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania