Panorama Sport (Albania)

Vllaznia, zbulohet lista e “yjeve” të Cungut

Trajneri i kuqebluve kontakton Vucajn, Likën, Hasanin dhe Nikën. Ëndërrohet Salihi

- ADMIR URUÇI

Pavarësish­t se nuk ka asnjë emër konkret, për sa i përket merkatos, nga ajo që deklaroi një ditë më parë trajneri Armando Cungu, mësohet se te lista e dëshirave të Vllaznisë së sezonit të ri bëjnë pjesë lojtarët shkodranë të Superiores. Ai ka deklaruar se ka kontaktuar me tre prej tyre dhe pret...

Pavarësish­t se nuk ka asnjë emër konkret, për sa i përket merkatos, nga ajo që deklaroi një ditë më parë trajneri Armando Cungu, mësohet se te lista e dëshirave të Vllaznisë së sezonit të ri bëjnë pjesë lojtarët shkodranë të Superiores. Ai ka deklaruar se ka kontaktuar me tre prej tyre dhe pret një përgjigje. "Kam bërë një listë me lojtarë që mund të jenë të vlefshëm për Vllazninë. Jam munduar që të mbështetem tek emrat e shkodranëv­e. Detyra ime si trajner e shkodran ka qenë që t'u bëj një ofertë. Kam filluar kontaktet me tre futbollist­ë shkodranë, shpresoj që të paktën njëri të kthejë përgjigje pozitive. Janë futbollist­ë të Superiores dhe nëse do të kthehet përgjigje pozitive do të jem i gatshëm për të bërë prezent emrat e tyre", u shpreh Cungu një ditë më parë.

Emrat e lojtarëve shkodranëv­e të Superiores nuk janë të shumtë, por te grupi i dëshirave të trajnerit Cungu mësohet se bëjnë pjesë 5 futbollist­ë. Gilman Lika, pjesë e Tiranës që ka zbritur në Kategorinë e Parë, Edon Hasani pa ekip, Erjon Vucaj dhe Ansi Nika janë më të lakuarit si afrime

të mundshme. Mirëpo nuk është ndonjë habi e madhe që shkodranët të shikojnë edhe mundësinë e rikthimit të goleadorit Hamdi Salihi. Këta emra janë shumë intrigues për drejtuesit e klubit, por mbetet për t'u parë se cili do të pranojë ofertën.

Arlind Kalaja- Nga Vllaznia

janë larguar deri tani 5 lojtarë jabanxhinj, por gjasat janë që nga këta të rinovohet me Endri Vrapin. Por edhe një lojtar shkodran është afër "divorcit" me Vllazninë, pikërisht mesfushori Arlind Kalaja. 22vjeçarit i ka mbaruar kontrata njëvjeçare me kuqeblutë dhe burime pranë lojtarit bëjnë të

ditur se ai po shikon mundësinë e largimit jashtë Shqipërisë. Pikësynimi mund të jetë Italia, ku një vit më parë u përfol për një kalim te tij te Peskara. Sezoni nuk ka qenë nga më të mirët për Kalanë, për shkak të disa dëmtimeve që kaloi, i cili pas rikuperimi­t po përpiqet ta gjejë fatin diku tjetër.

 ??  ??
 ??  ?? Erjon Vucaj
Erjon Vucaj
 ??  ?? Ansi Nika
Ansi Nika
 ??  ?? Gilman Lika
Gilman Lika
 ??  ?? Edon Hasani
Edon Hasani

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania