Panorama Sport (Albania)

Firmos Kotobelli, Moxhi “shkund” të kuqtë

Ish-juventini: Kurrë nuk i hyj një gare për të dalë i dyti

- ILIR CARA

Partizani i sezonit 2017- 2018 është thënë se do të ndërtohet sipas ideve të ish-drejtorit të Juventusit, Luçiano Moxhi, i cili prej disa muajsh ka marrë detyrën e këshilltar­it të presidenti­t Gaz Demi. Pas pushimit 12-ditor, dje ka bërë hapin e parë skuadra e edicionit të ri. Luçiano Moxhi ka prezantuar dje përforcimi­n e parë të merkatos së verës, pikërisht bëhet fjalë për ish-mbrojtësin e Teutës, Blerim Kotobelli. Lajmi është bërë i ditur nga vetë klubi, që ka preferuar ta prezantojë lojtarin më të ri të Partizanit, pa praninë e mediave. Ja njoftimi i klubit për afrimin e parë në merkaton e verës: "Zyrtare, Blerim Kotobelli vishet i kuq. Klubi njofton arritjen e marrëveshj­es me lojtarin Blerim Kotobelli. Ishmbrojtë­si i Teutës do të jetë pjesë e 15 herë kampionëve të vendit në sezonin e ri futbollist­ik. 24vjeçari ka nënshkruar një kontratë të vlefshme 1+1. Kotobelli, i cili është prezantuar sot (dje) nga drejtuesit më të lartë të klubit, është edhe përforcimi i parë i skuadrës në merkaton e verës dhe do të mbajë veshur fanellën me numrin 15".

Kotobelli- Pas arritjes së marrëveshj­es, për "Panorama Sport" mbrojtësi u shpreh: "Gjithçka mori fund dhe tani jam zyrtarisht lojtar i Partizanit. Jam i lumtur që jam pjesë e këtij ekipi. Historia që ka ky klub dhe oferta ishin ato që më shtynë të zgjidhja të kuqtë. Më projektin që ka Partizani, nuk mund ta refuzoja ofertën e bërë. Kemi disa ditë që bisedojmë dhe në fund u gjet akordi mes palëve. Shpresoj që drejtuesve t'ua shpërblej besimin me punën time në të mirë të ekipit dhe në fund të gjithë bashkë, të realizojmë objektivat. Kam pasur disa oferta, por seriozitet­i i drejtuesve dhe pesha e fanellës së Partizanit bënë që unë sot (dje) të vishem i kuq".

Fjalimi i Moxhit- Lojtarët e Partizanit kanë nisur pushimet që pas ndeshjes së fundit në kampionat me Skënderbeu­n, por kjo periudhë ka qenë shumë e ngarkuar për drejtuesit e klubit, të cilët po punojnë për formatimin e skuadrës së sezonit të ri. I përfshirë në këtë proces është edhe këshilltar­i i presidenti­t Demi, Luçiano Moxhi, i cili pritet t'i transmetoj­ë klubit një fytyrë të re prezantimi në fushën e blerët, por edhe në menaxhim. Ish-drejtori juventin dhe drejtuesit e tjerë të ekipit po përpilojnë planet e fundit për pjesëmarrj­en e skuadrës në Europë. Gjatë këtyre ditëve, mbledhjet me Moxhin kanë qenë të shpeshta dhe në një prej tyre "Big Luçiano" ka mbajtur edhe një fjalim motivues para stafit teknik dhe drejtues të Partizanit. "Gjatë punës sime gjithnjë e kam pasur parim që hyj në një garë për të mos dalë i dyti, pasi i dyti është i humbësi i parë në renditje. Prandaj ky është edhe misioni im te Partizani dhe shpresoj që të gjithë së bashku ta realizojmë me sukses", mësohet se u ka thënë mes të tjerave Moxhi drejtuesve të

skuadrës së kuqe. Ndonëse fillimisht u përfol që revolucion­i Moxhi do të përfshijë edhe stafin drejtues, për momentin kjo alternativ­ë është shuar, pasi Partizani do ta nisë punën për Ligën e Europës duke u besuar trajnerëve që drejtuan ekipin në sezonin e fundit.

 ??  ??
 ??  ?? Nga prezantimi i djeshëm e mbrojtësit Blerim Kotobelli
Nga prezantimi i djeshëm e mbrojtësit Blerim Kotobelli

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania