Panorama Sport (Albania)

Cikalleshi dhe Sadiku: Ja çfarë ndodh në dhomat e zhveshjes

"Skema? Kur të kem licencë trajneri, mund të vendos"

-

Sulmuesi i Ko mbëtares shqiptare, Armando Sadiku, është i bindur se skuadra mund të marrë fitoren në ndeshjen ndaj Izraelit. Në intervistë­n e dhënë për "SuperSport" dje nga Turqia, ai ka folur për kritikat që trajneri i ka bërë skuadrës gjatë një seance stërvitore, por nuk ka dashur të komentojë skemat e lojës, duke theksuar se ato i takojnë vetëm teknikut.

PËR MUNDËSINË E TË LUAJTURIT ME DY SULMUES

"Kemi provuar në disa ndeshje të luajmë bashkë me Sokolin dhe kemi shënuar në ato ndeshje, mbaj mend kundër Gjeorgjisë që ka shënuar Sokoli, edhe kundër Luksemburg­ut në vitin e kaluar kemi shënuar të dy. Për mua është shumë mirë të kem një partner në sulm, sepse ndahen forcat dhe çdo gjë bëhet më e lehtë, por këtë e vendos trajneri. Ne jemi një ekip i vogël, luajmë kundër ekipeve shumë të mëdhenj për fat të keq dhe duhet të jemi pak defensivë. Trajneri ka vendosur të luajmë me 1 sulmues dhe ne e respektojm­ë vendimin, megjithatë kënaqësia ime do të ishte të ishim të dy".

4-4-2 APO 3-5-2?

"Nuk e kam akoma licencën për trajner, kur ta marr pasi të lë futbollin, atëherë do vendos unë. Për momentin, trajner është De Biazi dhe vendos ai".

NË STËRVITJE I FASHUAR NË KOKË

"Pësova një goditje me Kukelin kokë më kokë dhe u çava pak te balli. Mbajta dhe fashën që të mbyllet kjo plaga dhe kaloi. Ishalla s'më ngelet shenjë, por jam mirë tani".

PËR REZULTATET E DOBËTA

"E thamë dhe më parë që na kanë rënë ekipe shumë të forta në grup. Mund të bënim më mirë, por s'di çfarë të them. Në ndeshjen ndaj Spanjës aq ishin forcat tona, ata na mundën në çdo aspekt, e fituan me meritë dhe ishin më të fortë se ne. Edhe me Italinë kishim shanset tona në fillim për të shënuar, por nuk ndodhi dhe ata na ndëshkuan me penallti. I vetmi peng është Izraeli që ne të gjithë e dimë si na e morën ndeshjen, me dy penallti dhe me dy kartonë të kuq për ne.

Nuk na shkuan gjërat mirë, por s'ka vend për alarm sikur çfarë ka ndodhur".

PËR EUFORINË

"Ndoshta është dhe kjo. Ne u mblodhëm pas Luksemburg­ut të gjithë dhe folëm me njëri-tjetrin, i shprehëm mendimet që kishim sepse s'mund ta pranojmë të na mundë një skuadër e vogël si Luksemburg­u. Ne jemi ekip që kemi luajtur në Europian. E dimë që kemi kualitet, folëm dhe kjo ndoshta ishte thelbi i bisedës që ka pak eufori në grup. Duhet të jemi më shumë agresivë për t'u kthyer te rezultatet pozitive. Kjo ndeshje me Izraelin është shumë e bukur për të bërë kthesën, për ta marrë sërish situatën në dorë. Na kanë mundur Spanja, Italia dhe Izraeli, ndërsa në miqësore kemi provuar lojtarë të rinj. Vetëm ndeshjen me Izraelin nuk duhet ta kishim humbur".

NËSE HUMBIM SËRISH ME IZRAELIN, DËSHTONSEZ­ONI?

"Nuk mund ta quaj që ndeshjen e parë ata na fituan, ata na i vodhën. Duhet të shkojmë aty të marrim tri pikët dhe të fillojmë ecurinë pozitive, aty ku e lamë pas Europianit dhe ku e nisëm me Maqedoninë dhe Lihtenshte­jnin".

MBROJTJA E IZRAELIT E PAKALUESHM­E?

"Kush tha që janë të pakalueshë­m? Ne kemi kaluar mbrojtës më të fortë në Europian. Izraelin e respektojm­ë, por nuk e kemi frikë. Do mundohemi t'u bëjmë gola. Para 3 ditësh, ata bënë miqësore dhe ishin duke humbur deri në minutat e fundit. I kemi studiuar gjatë këtyre ditëve dhe do shkojmë për t'iu shënuar sa më shumë, objektivi i vetëm janë tri pikët". DE BIAZI THA SE SKUADRA DUHET TË GJEJË MOTIVIMIN BRENDA VETES

"Po të kthehemi mbrapa në kohë, ne kemi qenë një ekip i vogël, por pas Serbisë ku morëm dhe tri pikët, kombëtarja jonë ndryshoi, u bëmë më të ndjekur dhe më të fortë. Një gjë e caktuar ndryshon gjithë sezonin, siç ndodhi që patëm vetëm rezultate pozitive pas ndeshjes në Serbi. Pas Luksemburg­ut trajneri na la vetëm, folëm me çunat dhe të gjithë ishim në një mendim që nuk është faji i trajnerit, por problemi qëndron te ne. Të shkojmë në Izrael dhe të luajmë siç kemi luajtur më parë dhe çdo gjë kthehet si më parë, të gjithë do flasin që kombëtarja jonë u kthye. Trajneri tha të vërtetën dhe na takon ne të gjejmë forcat brenda vetes, sepse trajneri ka qenë gjithnjë i njëjti, nuk ka lëshuar në ndonjë moment. Këtu para disa ditësh nuk bëmë mirë në stërvitje dhe na ka folur, të gjithë ulëm kokën dhe nuk thamë asgjë, sepse kishte të drejtë për çdo gjë".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania