Panorama Sport (Albania)

Portieri tradhton Francën, Holanda me marshin e pestë

Portugalia nuk fal, vazhdon momenti magjik i Ronaldos

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Eliminator­et e Botërorit 2018 dhurojnë emocione të mëdha, por edhe gafa të çmendura, si ato që ndodhën dje në Grupin A, i ashtuquajt­ur "grupi i ferrit". Nëse Holanda rigjen golat dhe fitoret me ardhjen në krye të trajnerit Dik Advokat, është Franca ajo që vetëvritet në Suedi, pas një çmendurie të portierit Loris. Ndërkohë, në Grupin B Zvicra dhe Portugalia vazhdojnë fitoret, ndërsa në Grupin H Belgjika kursehet ndaj Estonisë, duke fituar vetëm 2-0, pas 8 golave që i kishin shënuar në përballjen e parë.

GRUPI A - Suedi-Francë ishte ndeshja që mund të kishte katapultua­r "gjelat" të sigurt drejt vendit të parë, por edhe pse kalojnë të parët në avantazh me Zhiru, në të 37-ën, fillimisht pësojnë barazimin dy minuta nga fundi i pjesës së parë, ndërsa në të 93-ën vendosin të vetëvriten. Fajtori i kësaj fatkeqësie është portieri Loris, i cili në vend që të tentojë largimin e topit, vendos të tentojë një driblim ndaj një kundërshta­ri që i afrohej dhe largon tokazi deri në mesfushë, por Toivonen nuk mendohet dy herë dhe nga vija e mesit të fushës godet saktësisht në rrjetë, duke dërguar në festë Suedinë dhe suedezët, që triumfojnë 2-1. Me këto tri pikë, verdheblut­ë kapin Francën në krye me 13 pikë. Në duelin tjetër, Holanda ishte e detyruar që të fitonte ndaj Luksemburg dhe këtë herë portokalli­njtë nuk tradhtojnë. Përkundraz­i, dhurojnë spektakël dhe fitojnë 5-0. Roben dhe Shnajder vendosin të bëjnë fenomenët që në pjesën e parë dhe me dy gola të tyre dërgojnë të qetë skuadrën në dhomat e zhveshjes. Për ish-interistin, ishte edhe mënyra më e mirë për të festuar me gol, rekordin e prezencave në kombëtare, 131, duke lënë pas ish-portierin Edvin Van der Sar. Në pjesën e dytë, "tulipanët" vendosin që të dëfrejnë edhe më shumë tifozët, duke shënuar edhe tri herë, me Vijnaldum, Promes dhe Jansen. Ky sukses e afron Holandën me dy kryesueset, tani vetëm 3 pikë larg.

GRUPI B - Ndërsa Zvicra vazhdon marshimin e saj perfekt, me gjashtë fitore në gjashtë ndeshje, edhe kampionët e Europës nuk falin. Portugalia, e cila është e detyruar të ndjekë nga tri pikë larg helvetët, fitoi 30 në Letoni. Protagonis­t absolut?! Kush tjetër përveç Kristiano Ronaldos, i cili vazhdon momentin e tij magjik edhe në kombëtare, pas fitores së kampionati­t dhe Champions- it. "CR7" me një dopietë personale vë në dishezë ndeshjen, përpara se Andre Silva të blindonte shifrat finale në 3-0.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania