Panorama Sport (Albania)

Telushi ikën nga Vlora, akord me Slaven Belupo

Të hënën firmos në Kroaci, shkes Adrian Aliaj

- ERMAL SIKA

Bruno Telushi largohet nga Vlora dhe transf erohet te klubi i Superligës së Kroacisë, NK Slaven Belupo Koprivnica. Burime të sigurta pranë lojtarit konfirmuan dje ekskluzivi­sht për "Panorama Sport", se pas negociatav­e të vazhdueshm­e, 26-vjeçari ka pranuar ofertën e kroatëve. "Operacioni­n" e këtij kalimi të bujshëm e ka kryer ish-lojtari i Kombëtares shqiptare, Adrian Aliaj, i cili prej vitesh është menaxher i FIFAs. Mësohet se Telushi pritet të marrë një pagë prej 7 mijë eurosh, pa përfshirë këtu bonuset në kontratë. Marrëveshj­a me Slaven Belupo do të jetë 2vjeçare me opsion rinovimi. Gjatë ditëve të fundit emri i Telushit u lakua edhe te Kukësi e Partizani, por mesfushori pasi shqyrtoi ofertat vendosi të provoj një aventurë të re në Kroaci. Të hënën vlonjati do të firmos zyrtarisht kontratën e re, teksa te Slaven Belupo do të gjej edhe mbrojtësin kosovar, Fidan Aliti. Kësisoji, pas 6 sezonesh radhazi, ku ka luajtur 135 ndeshje me fanellën kuqezi në Kategorinë Superiore, kapiteni ka zyrtarizua­r "divorcin" me Flamurtari­n. Mesfushori ka qenë dje në ambientet e klubit dhe pas një takimi me drejtorin Ardi Behari, i ka dhënë fund me skuadrën e vendlindje­s. Lojtari ka marrë letrat, ndërsa u ka komunikuar drejtuesve se do të largohet drejt Kroacisë. "Më duhet të them se unë nuk do të jem më pjesë e Flamurtari­t për sezonin e ri. Kam dëshirë të vijoj një aventurë jashtë vendit, do të iki në Kroaci. Nuk shkoj në asnjë ekip në Shqipëri. Unë luaj vetëm për Flamurtari­n", i ka thënë Telushi drejtorit Behari. Sakaq, edhe administra­tori Sinan Idrizi ka konfirmuar largimin e kapitenit Telushi gjatë bisedës me gazetën. "Sot (dje) ka ardhur në klub ishkapiten­i i Flamurtari­t, Bruno Telushi. Ai ka kërkuar që të vazhdojë një aventurë jashtë vendit. Nëpërmjet drejtorit sportiv, i kam komunikuar se dyert e Flamurtari­t janë të hapura për të. Ka dëshirë të mos luajë në kampionati­n shqiptar. Nuk e vë në dyshim që thotë se në Shqipëri do luajë vetëm në Vlorë. Ka lidhur një kontratë në Kroaci. I uroj suksese. Por nuk ka ku të shkojë, do të kthehet sërish te ne", - deklaroi Idrizi.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania