Panorama Sport (Albania)

Morina kthehet në “radarët” bardheblu

Drejtuesit do të ruajnë grupin, por kush do që të largohet duhet të paguajë klubin

- ADELA MERKO

Mario Morina mund të jetë emri i parë që do t'i bashkohet Tiranës. Ish-sulmuesi i bardhebluv­e, i cili sezonin e fundit e mbylli te Kamza (duke dhënë kontributi­n e tij për ngjitjen e këtij ekipi në Kategorinë Superiore), shihet si një alternativ­ë e mirë për sulmin. Nuk mund të flitet ende për negociatat konkrete, megjithatë burime pranë klubit zbulojnë për "Panorama Sport" se emri i 24vjeçarit është vendosur në tavolinën e drejtuesve. Nuk është e para herë që ai lakohet në merkaton e skuadrës më të titulluar në vend, megjithatë që pas "divorcit" të fundit (dy vite më parë), mes palëve nuk është gjendur kurrë gjuha e përbashkët. Ndoshta këtë herë situata mund të ndryshojë dhe Tirana do të vendosë që ta rikthejë në radhët e saj këtë element, i cili me golat e tij (me kamzalinjt­ë) dëshmoi se mund të jetë zgjedhja cilësore për ofensivën. Me Morinën në organikë, kur dihet që edhe Ifeani Edeh është pjesë e planeve të klubit, atëherë mund t'i jepet fund "krizës" së golit. Gjithsesi, shtyrja e vendimit të Etikës ka "turbulluar" jo pak ambientin kryeqyteta­s. Ata prisnin që ta ndanin njëherë e mirë mendjen se në cilën ligë do të militojnë. Kjo ndikon drejtpërdr­ejt në merkato, pasi normalisht edhe investimi i klubit do të ketë diferenca të mëdha në aspektin financiar. Gjithsesi, planet e klubit janë të qarta që tani. Ata do të ruajnë të paktën 70-75% të grupit. Kush është nën kontratë, do të jetë i detyruar që ta respektojë, edhe pse skuadra do të jetë në inferiore. Gjithsesi, me "dhunë" askush nuk do të mbahet. Nëse do të

ketë elementë që do të kërkojnë largimin, për të marrë lejen e kalimit fillimisht duhet të dëmshpërbl­ejnë klubin (duke zbatuar edhe kontratën). Kjo fundjavë pritet që të ketë zhvillime për organikën, pasi të hënën ekipi do të nisë përgatitje­t për Ligën e Europës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania