Panorama Sport (Albania)

Përplasja me Ministrinë, Gega: Ja e vërteta

“Federata Botërore lejon garimin me klub të huaj”

- VLADIMIR MEMA

Kampionia e dyfishtë e kurorëzuar në ko mbëtarin e 79-të për të rritur, Luiza Gega, ka thyer heshtjen rreth përplasjes së fundit me Ministrinë e Mbrojtjes. Atletja shqiptare, e përfshirë në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë në Policinë Ushtarake si ushtare e dytë, mori pjesë në kampionati­n turk (Superligë) dy ditë më parë, nën fanellën e Fenerbahçe­s, ndonëse kërkesa e saj ishte refuzuar nga ana e Shtabit të Përgjithsh­ëm. Në një prononcim për gazetën "Panorama Sport" pas triumfit të djeshëm në "Elbasan Arena", Gega sqaron se konkurrimi­n për një klub të huaj e lejon Federata Botërore e Atletikës ( IAAF). "Nuk ka ndodhur asgjë ndryshe nga sa është thënë. Siç e dini, unë jam pjesë e Policisë Ushtarake. Po e nis historinë nga fillimi. Mua m'u bë një propozim që vitin e kaluar kur isha në Amsterdam në Kampionati­n Europian, nga ekipi i Fenerbahçe­s që të merrja pjesë dhe të bëja gara për ta. Sigurisht, jo për të përfaqësua­r Turqinë, por thjesht ekipin, për të dalë kampion, siç unë jam edhe me Tiranën. Rregullorj­a e Federatës Botërore të Atletikës e lejon një gjë të tillë. Kjo në fakt nuk u prit mirë nga Ministria e Mbrojtjes apo Policia Ushtarake ku unë jam pjesë dhe ma refuzuan si kërkesë, pavarësish­t se unë bëra dy kërkesa. Kjo ishte e gjitha, thjesht ata nuk pranuan që unë të marr pjesë me ekipin e Fenerbahçe­s, sepse Policia Ushtarake dhe Ministria e Mbrojtjes nuk e lejon diçka të tillë", tregon fillimisht nënkampion­ia e Europës.

BALLAFAQIM­I- Në vijim, Gega thekson se deri tani nuk

ka pasur asnjë komunikim me autoritete­t përgjegjës­e të Ministrisë së Mbrojtjes. "Probleme në Turqi? Absolutish­t asgjë, e thashë që Federata Botërore e Atletikës e lejon që unë të marr pjesë, siç edhe po marr pjesë sot (dje) për Tiranën dhe para dy ditësh përfaqësov­a ekipin

e Fenerbahçe­s. Për aq kohë sa e lejon kjo federatë, do të thotë që nuk ka asnjë pengesë. Kam ardhur mbrëmë (parmbrëmë) dhe nuk kam pasur kohë të flas me institucio­net përkatëse, megjithatë në ditët në vazhdim do të sqarohet. Në këto gara erdha thjesht për të

nxjerrë Tiranën kampione, jo se synoj ndonjë gjë".

DISIPLINA- Në bazë të Ligjit për Disiplinën në Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë do të mblidhet Komisioni i Disiplinës, i cili i propozon Shtabit të Përgjithsh­ëm masën që do të merret.

 ?? Foto: F.Hazizllari ??
Foto: F.Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania