Panorama Sport (Albania)

“Besnik Hasi, një dhëndër shqiptar tek Olimpiakos­i”

- * Qëndrimi i portalit grek "zougla.gr", pas emërimit të Besnik Hasit

Asnjë i huaj tjetër nuk është përplasur me grekët aq sa shqiptarët. Historia është e vjetër, fillon që para 6 shekujsh. Shqiptarët vijnë në Greqi dhe hedhin rrënjë. Vetëm gjatë viteve të fundit, që nga 1990 më saktë, shqiptarët vijnë në shumicën e tyre dërrmuese në Greqi për të nxjerrë të ardhura dhe më pas të kthehen në vendin e tyre. Emri i Besnik Hasit si trajner i Olimpiakos­it nuk tingëlloi mirë në veshët e tifozëve bardhekuq, pavarësish­t se ish-i i Anderlehti­t dhe Legia Varshavës është i mirë, serioz dhe zotëri në punën e tij. Veshët ua vrau vetëm fakti që është shqiptar. E konsideroj­në si të paemancipu­ar.

Ashtu fiks siç Perëndimi, Europa dhe Amerika konsideroj­në grekët. Vetëm pse dikush është grek, atë e konsideroj­në dinak, të dyshuar, kriminel dhe sigurisht një njeri tek i cili nuk mund të kesh besim.

Studentët grekë dallojnë dhe dalin të parët në universite­tet amerikane. Shkencëtar­ët grekë vlerësohen jashtë vendit si vlera botërore. Por, edhe me të gjitha këto, në filma dhe në kinema, ai që shfaqet me cigare në gojë është grek, pra një personazh negativ për të huajt, pa bërë dallim nga një kriminel. Ka nga ata shqiptarë që erdhën me xhepat bosh dhe krijuan pasuri në Greqi. U bënë biznesmenë, hapën dyqane, u bënë familjarë për t'u marrë shembull. Por, shqiptari në ndërgjegje­n e njerëzve është më pak i mirë në krahasim me të huajt e tjerë, domethënë më pak i mirë se francezët, anglezët dhe gjermanët. "Ai është shqiptar. Do ta marr të më mbledhë ullinjtë, të punojë në fabrikë, në ndërtim, por jo deri aty sa t'ia jap vajzës sime për dhëndër", të thonë në Greqi. "Jam me Olimpiakos­in", të thotë tifozi bardhekuq, por jo sa të arrijmë deri aty që të kemi trajner një shqiptar. E, megjithatë, duhet ta pranojmë dhe ta vlerësojmë për punën që do të bëjë. Ky është futbolli, nuk ka pse të paragjykoj­më.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania