Panorama Sport (Albania)

Gjermania pret San Marinon, Lëv: Nuk i llogarisim

Trajneri karikon të rinjtë: Ta shfrytëzoj­në këtë ndeshje

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Kombëtarja gjermane do të presë mbrëmjen e sotme një prej ekipeve më të vogla në Europë, San Marinon. Diferenca mes këtyre dy ekipeve është tejmase e madhe si nga aspekti i lojës, ashtu dhe nga ai ekonomik. Bazuar në informacio­net e Federatës Gjermane të Futbollit, kombëtarja gjermane ka një vlerë të përgjithsh­me prej 346.5 milionë euro, ndërsa San Marino 250.000 euro. Megjithatë, në konferencë­n për shtyp, trajneri gjerman Joakim Lëv u është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve lidhur me ndeshjen.

Si e shihni skuadrën nga aspekti psikologji­k?

Skuadra është në një gjendje mjaft të mirë psikologji­ke, e dukshme kjo nga mënyra si lojtarët sillen me njëri-tjetrin. S a i përket Kupës së Konfederat­ave, shumica e lojtarëve janë tejmase të emocionuar dhe mendoj se do t'ia dalin më së miri. Për ndeshjen ndaj San Marinos, na duhet të kemi kujdes, sidomos në mbrojtje, pasi ata janë një ekip që dinë ta mbrojnë mjaft mirë portën. Detyra jonë është që t'i mbajmë larg zonës së rrezikut.

Si e prisni përballjen me

San Marinon?

San Marino është një ekip të cilin e kemi studiuar mirë, nuk e kemi nënvlerësu­ar kurrsesi. Ndaj me gjithë respektin që kemi për ata, ndeshja e sotme është një rast që kurrsesi nuk duhet humbur për t'iu afruar edhe më shumë kualifikim­it për

në Kupën e Botës. Ne jemi Gjermania dhe nuk mund t'i lejojmë vetes gabime në të tilla ndeshje. Për më shumë, kjo do të jetë një ndeshje të cilën duhet ta shfrytëzoj­në lojtarët e rinj që kam grumbullua­r.

Si është gjendja fizike e lojtarëve për sfidën?

Përveçse Julian Draksler, i cili është dëmtuar dhe do ta ketë mjaft të vështirë lojën, çdo lojtar tjetër është gati për triumfin. Sa i përket zonës së portës, më duhet që të flas sërish me Andi Këpke, por shpresat janë te Ter Shtegen deri më tani.

A do ta aktivizoni Mustafin ndaj San Marinos?

Patjetër. Ai do të jetë gati për sot. Në ndeshjen ndaj Danimarkës ai nuk mundi të luante për shkak të disa masave paraprake, por ai ka shfaqur një formë mjaft të mirë në stërvitjen e sapozhvill­uar, ndaj prezenca e tij nuk do t'i mungojë kombëtares në këtë sfidë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania