Panorama Sport (Albania)

Cikalleshi: U ktheva më i fortë, shënova më shumë se Adebajor

-

Sokol Cikalleshi është i lumtur që është kthyer në formën më të mirë dhe një personazh kryesor në radhët e përfaqësue­ses shqiptare pas disa muajsh të vështirë për shkak të mosaktiviz­imit te Bashaksheh­ir. Pas kalimit të Akhisar në formë huazimi, Cikalleshi tregoi vlerat e tij duke gjetur rregullish­t rrjetën, duke u kthyer përsëri në Kombëtare dhe i hedhur dorashkën e sfidës Emanuel Adebajor që i zuri vendin në klub. Këtë e pranoi edhe vetë sulmuesi në konferencë­n e djeshme për shtyp nga grumbullim­i i Kombëtares, ku tregoi edhe bindjen me të cilën kuqezinjtë po përgatitin sfidën kundër Izraelit.

Për stafetën mes tij dhe Sadikut në Kombëtare

"Kjo pyetje është bërë shumë shpesh dhe ka shumë aludime, po në fund është trajneri që e vendos".

Për mungesën e golave në Kombëtare

"Krahas punës dhe përkushtim­it që përmban ky profesion, një pjesë shumë të rëndësishm­e luan edhe fati. Të gjithë e dinë që në të shkuarën në eliminator­e kam qenë disi i pafat. Por edhe unë e pres që të kontribuoj edhe me gola se në ndeshje kam bërë më të mirën, do vazhdoj të bëj më të mirën, edhe pse pres që fati të më kthehet me gola dhe uroj që të ndodhë sa më shpejt".

Për ndryshimin në paraqitjet e tij gjatë sezonit

"Te Bashaksheh­ir nuk është se nuk ishin të kënaqur me mua. Nëse sheh statistika­t në sezonin e parë, shënova 13 gola dhe nuk është shifër e ulët. Në fillimin e sezonit të dytë ishte disi e vështirë dhe nuk po gjeja minuta. Në fund të merkatos vendosa të lëvizja, ishte vendimi im për të gjetur minuta. Jam shumë i lumtur me atë që gjeta tek Akhisar, arrita të bëj një paraqitje mjaft të mirë".

Për ndryshimin në efikasitet­in para portës mes klubit dhe Kombëtares

"Te klubi është më ndryshe se skema është më sulmuese dhe shanset për gol janë disi më të shumta. Por sigurisht edhe këtu krijojmë shanse edhe pse luajmë gjithmonë me një sulmues. Kjo është mundësia më e mirë për të arritur rezultate pozitive. Një sulmues sigurisht matet me statistika­t e golave, por, siç e thashë, te Kombëtarja, përveç performanc­ave, më kanë penalizuar shtyllat. Nuk është se dua të justifikoh­em me shtyllat apo fatin, unë gjithmonë mundohem në stërvitje, edhe te klubi në periudhën e vështirë te Bashaksheh­ir, unë vazhdova punën me profesiona­lizëm. Me shkuarjen tek Akhisar shënova dhe performanc­a ishte e mirë. Uroj edhe këtu, nuk jam i pamotivuar, do të vazhdoj të jap më të mirën brenda e jashtë fushe. Ky është futbolli, duhet pranuar me të gjitha që ofron, uroj që në ndeshjen me Izraelin e para të fitojë ekipi, të shënoj do të ishte kënaqësi e dyfishtë".

Për mungesën në grumbullim­in në fund të vitit të kaluar në Kombëtare

"Në Kombëtare vijnë lojtarët që aktivizohe­n dhe janë në formën më të mirë. Por mua më mungonin shumë ndeshjet, minutat ishin të pakta te Bashkshehi­r dhe ishte normale të mos grumbulloh­esha. E kam thënë që do të vazhdoj punën sistematik­isht dhe u riktheva. Kjo është më e rëndësishm­e, se në momentin që karriera të shkon pak poshtë, duhet të jesh dyfish më i fortë të kthehesh. Në 6 muajt e fundit e tregova që jam kthyer më i fortë.

Për situatën që po kalon Kombëtarja

"Kombëtarja në dy vitet e fundit dhe me kurorëzimi­n me shkuarjen në Europian, ka bërë ndeshje mjaft spektakola­re. Por duhet të rikujtojmë që rezultatet tona kanë qenë minimale për vetë faktin se jemi Kombëtare e vogël dhe vetëm puna në grup dhe ndihma ndaj njëri-tjetrit na çoi ku arritëm. Sigurisht që rezultatet e fundit janë jo të mira, por të mos harrojmë që kemi pasur edhe rivalë shumë të fortë siç ishin Italia dhe Spanja. Pa u justifikua­r, disi e kemi humbur agresivite­tin e paraEuropi­anit apo gjatë tij. Kjo humbja e fundit me Luksemburg­un na dogji disi, por futbolli i tillë është dhe duhet pranuar. Kemi folur dhe jemi mbledhur të gjithë lojtarët për këtë temë. Ndeshja e Izraelit është perfekte për të ndryshuar situatën, futbolli të jep shanse dhe ky është shansi ynë më i mirë.

Për ndryshimet që duhet të bëjë ekipi për të kthyer rezultatet "Le të themi që ne duhet të pranojmë që brenda fushës duhet të bëjmë më shumë. E kemi pranuar publikisht e privatisht, se ne si një Kombëtare e vogël në krahasim me Kombëtare të tjera të Europës, pjesën më të madhe e kemi arritur vetëm me harmoni grupi dhe agresivite­t. Falë tyre kemi arritur të bëjmë rezultate pozitive. Uroj që edhe në stërvitje të shihet disi ndryshimi dhe mendimi që duhet bërë diçka më shumë. Izraeli është shansi ynë më i mirë, unë personalis­ht dhe kushdo do të japë më shumë se 100% dhe uroj të arrijmë një rezultat pozitiv atje".

Për të ardhmen në klub

"Sipas kontratës, jam përsëri pjesë e Bashaksheh­ir, por nuk do të thosha që është përfundimt­are, se edhe unë personalis­ht do të doja të isha sulmuesi kryesor i ekipit. Por meqë në ekip është Adebajor, një lojtar me cilësi mjaft të mira dhe i një rangu e kualiteti botëror, situata është e vështirë. Jo se unë dorëzohem para se të fillojë kompeticio­ni, se vetëm duke parë statistika­t e 6-mujorit të fundit tregojnë që kam shënuar më shumë gola. Por në sezonin e ardhshëm gjëja primare është të kem minuta dhe mundësinë të jem sulmuesi kryesor i një ekipi. Te Bashaksheh­ir është paksa e vështirë, por asgjë nuk është e mbyllur në mënyrë përfundimt­are dhe shumë shpejt do merret vesh ku do të luaj".

 ??  ?? Kombëtarja gjatë një seance stërvitore në Turqi
Kombëtarja gjatë një seance stërvitore në Turqi
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania