Panorama Sport (Albania)

Rikthehet skema e vjetër, De Biazi fikson titullarët

Zbardhet formacioni, me katër lojtarë ofensivë nga fillimi

- JORGIS MEMO

Shqipëria do të guxojë në Izrael për një "hak marrje" pas asaj humbjeje tronditëse në fundvitin e kaluar në "Elbasan Arena". Pas eksperimen­tit të dështuar me skemën 3-5-2, Xhani De Biazi ka punuar gjatë ditëve të fundit të grumbullim­it në Turqi me variantin taktik 4-1-4-1, që në fazën ofensive, bëhet edhe 4-3-3. Katër lojtarë me tipare ofensive do të jenë në fushë që nga minuta e parë. Edhe në stërvitjen e djeshme, trajneri aplikoi për afro 60 minuta një ndeshje brenda grupit, duke lënë të kuptohet se cilët do të jenë titullarët. Ashtu siç ka paralajmër­uar "Panorama Sport" pas miqësores së humbur në Luksemburg, De Biazi i është rikthyer variantit klasik, me të cilin bëri historinë, duke çuar Shqipërinë në Europian gjatë vitit të kaluar. Skema me pesë mesfushë dhe me një sulmues të deklaruar duket më e përshtatsh­mja për grupin e lojtarëve që ka në dispozicio­n italiani. Me mungesën e sigurt të Etrit Berishës dhe kapitenit Ansi Agolli për shkak të pezullimev­e, por duke shtuar këtu edhe dëmtimin e Bekim Balajt, Shqipërisë i duhet të ndryshojë në emra, duke filluar nga porta. Thoma Strakosha do të jetë numri një në Izrael, ndërsa ndryshimi i vetëm në mbrojtje është Naser Aliji në vend të Agollit në krahun e majtë. Me Hysajn në të djathtë dhe Gjimshitin e Mavrajn në qendër, reparti defensiv kompletohe­t. Përpara mbrojtjes në rolin e një kontrollor­i do të jetë Burim Kukeli, i cili mbetet një nga lojtarët më të preferuar të epokës De Biazi. Nga krahët e mesfushës do të luajnë Rroshi në të djathtë dhe Hyka në të majtë. Ky i fundit po kalon një formë të mirë, teksa ka fituar balotazhin me Llullakun. Në qendër të mesfushës, De Biazi i ka besuar të palodhurit Abrashi dhe fantazisë së Memushajt. Dilema e vetme mbetet maja e sulmit: nëse deri dy ditë më parë favorit ishte Cikalleshi, dje në stërvitjen e fundit në Turqi u provua Sadiku me titullarët. Sulmuesi i Luganos duket favorit, por çdo gjë do të vendoset sot në stërvitjen e fundit në Izrael. E rëndësishm­e është që dy lojtarët po kalojnë një moment të mirë, pasi kanë mbyllur sezonet në Turqi dhe Zvicër si kryegolash­ënues të skuadrave të tyre. De Biazi ka bërë shpesësh rrotacion në sulm dhe ndoshta këtë herë mund të jetë radha e Sadikut titullar, duke ulur në stol Cikalleshi­n.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania