Panorama Sport (Albania)

Kombëtarja U-21 humbet Ndojin, Bare dhe Zeka mendojnë fitoren

Mesfushori i Breshias mungon ndaj Estonisë

-

Kombëtarja Shpresa nuk do të ketë në dispozicio­n mesfushori­n Emanuele Ndoj për ndeshjen e së hënës ndaj Estonisë. Ky i fundit u dëmtua gjatë javës së kaluar në një prej seancave stërvitore të kuqezinjve të rinj dhe nuk u aktivizua as në miqësoren ndaj Francës. Dje, përmes një njoftimi të FSHF-së, është bërë e ditur se futbollist­i, i cili aktivizohe­t me Breshian në Serinë B dhe që mendohej të ishte një prej titullarëv­e para këtij grumbullim­i, nuk ka kaluar dëmtimin e pësuar disa ditë më parë. Ndoji pritej të riaftësohe­j në kohë dhe të ishte gati për duelin që do të zhvillohet në "Elbasan Arena".

Stafi mjekësor i ka komunikuar dje trajnerit Alban Bushi që futbollist­i nuk është në gjendje për t'u aktivizuar në këtë përballje zyrtare. Ndërkohë, skuadra U-21 vijon përgatitje­t në Pogradec, teksa stafi është fokusuar në seancat e fundit vetëm në anën taktike. Bushi shpreson që të jetë

në 100% të formës edhe kapiteni Endri Çekiçi, i cili, në miqësoren ndaj Francës, pësoi një dëmtim të lehtë dhe u zëvendësua në pjesën e parë.

BESIMI - Mesfushorë­t Kejdi Bare dhe Agim Zeka besojnë se Shqipëria do të fitojë të hënën kundër Estonisë. Dy lojtarët folën në një konferencë për shtyp nga rezidenca e Kombëtares në Pogradec. "Jam shumë i lumtur që jam thirrur me Kombëtaren Shpresa. Nëse aktivizohe­m, do të bëj të pamundurën. Shpresoj që të fitojmë, mendoj se i kemi të gjitha mundësitë, pasi jemi një grup i mirë lojtarësh", ka thënë fillimisht Zeka, i cili ishte pjesë e Skënderbeu­t dhe tani luan me Lilën në Francë. Ndërsa mesfushori i Atletiko Madridit, Bare, u shfaq optimist, duke u bërë apel edhe tifozëve. "Do të japim maksimumin për të mundur Estoninë. Mendoj se jemi në një gjendje të mirë. U bëj thirrje të rinjve

dhe tifozëve që të na përkrahin sa më shumë në shkallët e stadiumit, sepse kjo na jep më shumë siguri në lojën tonë. E kemi studiuar kundërshta­rin dhe jam i bindur se do të fitojmë të hënën në Elbasan, duke e nisur mbarë edicionin", përfundoi lojtari fierak.

 ??  ?? Trajneri Bushi duke analizuar ekipin në ndeshjen e fundit miqësore
Trajneri Bushi duke analizuar ekipin në ndeshjen e fundit miqësore

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania