Panorama Sport (Albania)

Izraeli si makth, Etrit Berisha pret hakmarrje

“Nuk janë të pathyeshëm, kam besim se do fitojmë në Haifa”

-

Etrit Berisha do të jetë një nga mungesat e Shqipërisë në sfidën e së dielës ndaj Izraelit, krahas kapitenit Ansi Agolli dhe sulmuesit Bekim Balaj. Portieri u pezullua me 2 ndeshje nga FIFA për shkak të sjelljes antisporti­ve ndaj sulmuesit izraelit, Zahavi, në takimin e 12 nëntorit të vitit të kaluar në stadiumin "Elbasan Arena". Dje, në një intervistë për televizion­in "Klan", portieri tregon se ka besim te shokët e skuadrës dhe mendon që ata janë të motivuar në maksimum për ta fituar këtë sfidë. Fillimisht Berisha foli për kundërshta­rin dhe cilësitë që ka. "Izraeli ka individë të mirë, por nuk janë një ekip i pathyeshëm. Në fazën e sulmit kanë disa lojtarë që mund të krijojnë rrezik, por kemi edhe ne potencial për t'i ndalur. Mendoj se lojtarët tanë janë në formë të mirë dhe këtë ndeshje do të jenë vendimtarë me golat e tyre. Duhet të mendojmë vetëm për këtë takim, sepse edhe motivimi dhe vetëbesimi do të rritet, më pas gjërat do të ndryshojnë gradualish­t", është shprehur titullari i portës së Shqipërisë. Nesër në vend të Berishës do të aktivizohe­t sërish Thoma Strakosha.

NAPOLI - Berisha mund të bëjë hapin më të madh në karrierën e tij, duke firmosur për Napolin. Mund të jenë dy futbollist­ët shqiptarë që do të mbajnë veshur fanellën e skuadrës së kaltër sezonin e ardhshëm. Sipas mediave italiane dhe më konkretish­t "Radio Kiss Kiss", që qëndron pranë klubit jugor, Berisha kërkohet nga Napoli dhe mund të jetë portieri shqiptar titullari i portës te skuadra e Sarrit. 27- vjeçari ka shumë mundësi të luajë në të njëjtën skuadër me shokun e tij në Kombëtare, Elseid Hysaj, pasi Pepe Reina do t'i japë lamtumirën Napolit në merkaton e kësaj vere. Drejtuesit e klubit të kaltër po mendojnë pikërisht për Berishën, i cili është në pronësi të Lacios.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania