Panorama Sport (Albania)

Shala nuk ua ka frikën turqve: I mundim me tifozët në Shkodër

Mesfushori i Kosovës beson te fitorja me një stadium të tejmbushur

-

Është lojtari kryesor i Kosovës në tri ndeshjet e fundit dhe duket në formë edhe para duelit të radhës ndaj Turqisë. Fjala është për mesfushori­n Herolind Shala, i cili pritet të jetë edhe nesër ndaj Turqisë. Në një prononcim për gazetën kosovare "Telegraf", Shala thotë se janë të gatshëm për t'u përballur me Turqinë. "Unë personalis­ht e njoh futbollin turk, pasi kam qenë në vitin e fundit në Kasimpasa. Edhe në ndeshjen e parë ndaj turqve kemi pasur paraqitje mjaft të mirë por, në fund, pësuam dy gola. Kemi kualitet në Përfaqësue­se. Shumica jemi lojtarë të rinj dhe ngadalë po kuptohemi mes vete. Ndonjëra nga skuadrat e mëdha do të pësojnë nga ne dhe shpresoj që tani ta bëjmë fitoren e parë", deklaroi fillimisht Shala. Ylli nga Drenasi kërkon nga tifozët kosovarë ta mbushin stadiumin "Loro Boriçi" në Shkodër. "U bëj thirrje tifozëve tanë që të vijnë në numër sa më të madh në Shkodër. Na nevojitet përkrahja e tyre për të bërë edhe më mirë në fushë. Duam që këtë të diel ta festojmë fitoren e parë në këto kualifikue­se. Besoj që mund ta mposhtim Turqinë", theksoi mesfushori që luan në Turqi me Kasimpasa. Ai nuk është aktivizuar rregullish­t në klubin turk, por trajneri Albert Bunjaku vazhdon të besojë fuqishëm. Në konferencë­n për shtyp, Bunjaku deklaroi se Shala është futbollist­i më i përgatitur fizikisht te Kosova dhe se do të luajë ndaj Turqisë. RIVALI - Mediat turke vazhdojnë të shkruajnë për situatën jo të mirë në skuadrën e drejtuar nga Fatih Terim. Raportet e fundit bëjnë me dije se te skuadra ka përçarje dhe fraksione. Dënimi i kapitenit Arda Turan dhe largimi i tij përfundimi­sht nga Kombëtarja turke ka bërë që të revoltohen disa futbollist­ë të tjerë. Madje, sipas informacio­neve të fundit, ata kanë kërcënuar me largim. Burak Yilmaz është ylli i radhës që me shumë gjasa nuk do të luajë në ndeshjen me Kosovën. Madje Yilmaz do të njoftojë pas ndeshjes pensionimi­n nga përfaqësue­sja turke. Përzgjedhë­si Fatih Terim ua ka hapur dyert e largimit të gjithë të pakënaqurv­e dhe një gjë të tillë edhe pritet ta bëjnë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania