Panorama Sport (Albania)

Golat e shënuar, Shqipëria e fundit në Europë

Italia më mirë sesa Spanja, Kosova "thyen" Portugalin­ë

-

Shqipëria, e fundit në Europë. Diçka që ishte perceptuar javë pas jave duke parë golat e shënuar nga ekipet e Kategorisë Superiore. Alarmi i ngritur shpeshherë nga "Panorama Sport" që golat në futbollin tonë janë duke u zhdukur dhe po bëhen një mision i pamundur për sulmuesit që luajnë në Shqipëri, merr edhe zyrtarizim­in nga studimi i bërë nga zviceranët. Në Superiore shënohen mesatarish­t vetëm 1.89 gola për ndeshje, duke qenë mesatarja më e ulët në të gjithë Europën. Një rekord negativ që, i përkthyer në performanc­at e skuadrave në fushën e lojës, do të thotë mungesë cilësie, mungesë finalizimi, mungesë sulmuesish dhe mungesë e rasteve për të shënuar. Diçka që çon në mungesën e spektaklit dhe bukurisë së

futbollit. Në vendin e parafundit renditet Rumania, ndërkohë vetëm një shkallë më lart është Mali i Zi, pastaj Rusia dhe Izraeli. Frika për të arritur objektivat me çdo kusht dhe fiksimi për të mos i humbur ndeshjet, por ndoshta edhe lidhja me futbollin italian ka bërë që në Shqipëri ekipet të qëndrojnë më shumë në mbrojtje. Megjithatë, në këtë rast, Italia ka "tradhtuar" Shqipërinë dhe ka ndryshuar lëkurë duke pasur një mesatare 2.96 gola për ndeshje, më të mirë sesa Spanja. Edhe pse në La Liga luajnë sulmuesit më të fortë dhe lojtarët më të mirë në botë, sërish nuk e marrin vendin e parë. Në krye të këtij klasifikim­i qëndron Andorra dhe Luksemburg­u, aty ku futbolli lë shumë për të dëshiruar.

KOSOVA, MË MIRË

Kampionati i Kosovës ka një mesatare shumë më të mirë sesa ai i Shqipërisë, sepse aty shënohen 2.39 gola për ndeshje. Madje, në Superligën kosovare shënohet më shumë sesa në Portugali dhe në Greqi, kampionate që për nga niveli janë ndër më të spikaturit në Europë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania