Panorama Sport (Albania)

Ekubani pëlqen Lidsin, Kievo e bllokon

Partizani e pret deri në fund, Torasa dhe Cetkoviç pjesë e skuadrës për Ligën e Europës

-

Partizani i sezonit të ri pritet të marrë rrugë në fillim të javës tjetër, ku skuadra do të nisë përgatitje­t për pjesëmarrj­en në turin e parë paraelimin­ator të Ligës së Europës. Të kuqtë do ta nisin punën pa praninë e golashënue­sit më të mirë të sezonit të fundit, Kaleb Ekuban, i cili ishte i huazuar te "demat" nga klubi italian i Kievos. Të kuqtë dëshirojnë që ta kenë pjesë të tyre sulmuesin edhe për sezonin e ri, por e ardhmja e italo-ganezit është në dorë të skuadrës së Serisë A, që posedon kartonin e lojtarit. Kievo po studion disa pista, ku bën pjesë edhe shitja e Ekubanit, por për një shumë mbi 500 mijë euro. 23-vjeçari ndodhet me pushime në Amerikë, por është joshur nga oferta e Lids Junajtid në Angli. Mësohet se anglezët i kanë ofruar 250 mijë euro në sezon Ekubanit, por Kievo nuk është bindur për këtë transferim, pasi Lidsi nuk e përmbush ofertën për kartonin e lojtarit, që është mbi 500 mijë euro. Në këto kushte, pritet që Kievo ta përfshijë Ekubanin në listën e lojtarëve që do të grumbulloh­en për fillimin e përgatitje­ve për sezonin e ri. Gjatë kësaj periudhe, klubi italian do të shqyrtojë ofertat për Ekubanin dhe nëse nuk e shet, do t'i rinovojë kontratën. Gjithsesi, Partizani mbetet në pritje të qartësimit të situatës së sulmuesit. Gjasat janë që Ekuban të mos jetë pjesë e të kuqve për turin e parë në Europë, por do ta presin 23-vjeçarin deri në fund të gushtit.

Torasa-Cetkoviç - Në dallim nga Ekuban, Partizani shpreson që për Ligën e Europës të ketë shërbimet e dy futbollist­ëve të huaj që ishin pjesë e skuadrës në kampionati­n e fundit, Torasa dhe Cetkoviç. Fantazisti malazez mendohet se do të rinovojë edhe për një vit me "de- mat", ndërsa argjentina­si ka shprehur dëshirën që karrierën ta vazhdojë në vendlindje, por mund të jetë në shërbim të Partizanit për Kupat e Europës. Gjatë javës së vjen do të qartësohet edhe e ardhmja e Agustin Torasës dhe Marko Cetkoviçit te Partizani. Nëse për argjentina­sin ka pikëpyetje rreth rikthimit të tij, për Cetkoviç situata është pozitive, pasi edhe vetë malazezi ka shprehur se dëshiron të mbetet i kuq.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania