Panorama Sport (Albania)

Merkato për Champions-in, ja kush mund të firmosë te Kukësi

Nga Araujo tek Ogu, drejtuesit vijojnë negociatat

-

Kukësi, me ide të qarta para Champions- it. Klubi kërkon që të ndërtojë një superskuad­ër, pasi vetëm kështu mund të konkretizo­het misioni për të shkuar në fazën e grupeve të Ligës së Europës. Drejtuesit po negociojnë në merkato, ndërsa disa janë shumë pranë transferim­it, të tjerë kanë "ngecur" te financat.

ARAUJO - Kukësi ka arritur marrëveshj­e paraprake me Vinicius Arajuo, i cili ka qenë pjesë edhe e Valencias, ndërsa në karrierën e tij ka luajtur për Standardin e Liezhit, Kruzeiro apo për spanjollët e Rekreativo Hueska. Prej ditësh, drejtuesit po negociojnë me menaxherin e lojtarit, teksa kanë rënë dakord për të gjitha detajet. Në të tilla kushte, as zyrtarizim­i nuk do të vonojë.

LOPEZ - Kukësi pëlqen dhe sulmuesin shtatlartë të Rio Klaras ( në Paulista A), Danilo Lopez. Braziliani ka zhvilluar një sezon të mirë, gjatë të cilit në 20 takime ka shënuar 9 gola. Fiziku i tij dhe mosha e re ka bërë që braziliani të jetë në planet e Kukësit. Por, klubi nuk do as të nxitohet, pasi edhe alternativ­at s'i kanë munguar. Menaxherët e lojtarit i kanë nisur klubit një DVD me profilin e Lopezit, ndaj tashmë u mbetet në dorë drejtuesve dhe Gjokës që të vendosin. Kukësi po negocion për çmimin, pasi edhe pretendime­t e tij janë të mëdha.

KISH - Kroati është një sulmues që luan te belgët e Cercle Brugge, por fakti që Kukësi luan në Europë, mund ta joshë që të transferoh­et në Shqipëri. Klubi ka negociuar me kompaninë që menaxhon Tomislav Kishin, por marrëveshj­a mbetet ende larg për shkak të termave financiarë, që janë realisht të lartë.

OGU - Mesfushori nigerian Xhon Ogu është një alternativ­ë mjaft e mirë për verilindor­ët, pasi shtatlarti gëzon një formë të shkëlqyer. Ai po luan në nivele të larta në Izrael, por edhe për të paga mbetet problem. Nëse nuk bindet Telushi, presidenti mund të bëjë sforco ekonomike për të marrë nigerianin.

DREJTORI - Kukësi është i fokusuar i gjithi te Champions- i. Pas konfirmim të Ernest Gjokës, presidenca po mendon që të afrojë Skënder Gegën si drejtor teknik. Ai mbetet kandidati më potencial, megjithatë ende nuk ka një marrëveshj­e konkrete. Sakaq, për stolin ishte si opsion gjermani Peter Hyballa. Ky i fundit i tha "jo" ofertës, megjithatë ende nuk mund të quhet pistë e mbyllur. S.Sulozeqi

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania