Panorama Sport (Albania)

FSHF-Bashki kontratë për licencimin, tapeti dhuratë

-

Lajme të mira vijnë për Kamzën e Kategorisë Superiore. Bashkia ka nënshkruar me FSHF-së një marrëveshj­e për licencimin e stadiumit dhe sigurisht që të marrë OK-in për të luajtur në këtë impiant, fillimisht duhet të plotësojë 15 pikë që janë të përfshira në kontratë. Kjo e fundit ka marrë firmat e të dyja palëve, pra Ilir Shulkut (Sekretari i Përgjithsh­ëm i federatës) dhe Xhelal Mziut (kryebashki­akut të Kamzës). Në marrëveshj­e përfshihen shumë pika që duhen zbatuar nga ana e Bashkisë Kamzë, por ndër to përfshihet edhe një dhuratë nga ana e FSHF-së, që është tapeti i ri që do të shtohet. Disa nga detyrimet që bashkia do të ketë për sa u përket ndërhyrjev­e në stadium janë: Hapja e një sheshi përpara stadiumit për të bërë të mundur parkimin e mjeteve; dhomat e zhveshjes të kompletohe­n me të gjitha pajisjet; krijimi i ambienteve për vendosjen e kamerave në disa pika transmetim­i; një dhomë me kompjuter dhe internet, si dhe fotokopje e printer; për mbledhjet paraprake me arbitrat përpara zhvillimit të ndeshjeve; një sallë konferenca­sh; krijimi i sektorit të mediave. Detyrë imediate është përgatitja e zëvendësim­it të fushës, e cila do kohën e saj të nevojshme. Në rast se këto kritere plotësohen, atëherë Kamza do t'i luajë ndeshjet e veta në shtëpi.

MERKATO - Klubi është në bisedime me Hermes Shkullakun, mesfushor krahu i Pogradecit. Drejtuesit kanë kontaktuar me menaxherin e lojtarit dhe pritet që në vazhdim të kenë negociatat më konkrete për ndonjë transferim të mundshëm të pogradecar­it. Abdulla Dushku

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania