Panorama Sport (Albania)

Asnjë ndërhyrje në “Roza Haxhiu”, Hasalla jep alarmin te Lushnja

Mungon projekti për punimet, rrezikohet skuadra

-

Kalimi i Lushnjës në Superiore nuk i ngjan aspak situatës së krijuar para katër viteve, kur skuadrës iu desh të sakrifikon­te një sezon në të Parën (20122013) për restaurimi­n e stadiumit. Asokohe, ekipi luajti 70% të kampionati­t jashtë fushës për të qenë gati për Superioren (2013-2014). Por, këtë vit, rezultatet sportive nuk po shoqërohen me investime, pasi asgjë nuk është gati në "Roza Haxhiu". Edhe pse do të militojnë në mesin e më të mirëve, impianti nuk plotëson kriteret që FSHF- ja kërkon. Edhe pse po afron mesi i muajit qershor, punimet në stadiumin e Lushnjës apo në terrenet stërvitore pranë tij ende nuk kanë filluar. Madje, fusha ku kryhen edhe përgatitje­t është më shumë se e dëmtuar. Edhe pse skuadra ka dy javë që ka mbyllur aktiviteti­n, në "Roza Haxhiu", në ambientet e jashtme dhe të brendshme, nuk ka lëvizur asgjë. Bashkia e Lushnjës nuk ka publikuar ende projektin e rikonstruk­sionit të Superiores. Nga ana tjetër, njësia vendore nuk ka publikuar asnjë datë zyrtare për startin e punës. Gjithçka për momentin duket e "ngrirë". Alarmi - Blerim Hasalla, një nga emrat e njohur të futbollit lushnjar, jep alarmin për "Panorama Sport". Ai thekson se mungesa e infrastruk­turës po i sjell një dëm të pariparues­hëm Lushnjës së futbollit. "Ngjitja në elitë ka gëzuar gjithkënd në Lushnjë. Por, përtej misionit të realizuar me sukses prej ekipit, problemati-

ka nuk është venitur. Tani Lushnja është përballë gjendjes së vështirë të infrastruk­turës. Kjo është një histori e vjetër e Lushnjës. Fushat me pluhur në verë dhe me baltë në dimër nuk janë diçka e panjohur për futbollin lushnjar. Unë kam punuar me skuadrën e të rinjve dhe është

tepër e vështirë të punohet në këto kushte", tha ish-futbollist­i i njohur i Lushnjës dhe i disa skuadrave të tjera të Superiores. "Si do t'i përgatisë Lushnja ndeshjet me Kukësin, Partizanin, Skënderbeu­n?! Secili ka ambientin e vet, ka resortin e vet. Lushnja nuk ka një fushë në

kushte normale, e cila duhet të bëhet njëherësh me stadiumin. Gjendja e terreneve po i sjell një dëm të pariparues­hëm Lushnjës, edhe në nxjerrjen e elementit të ri. Rikonstruk­sioni i fushave dhe stadiumi i Superiores do ta rilindë futbollin e këtij qyteti", tha Hasalla. Alban Alushi

 ??  ?? Kushtet skandaloze të fushës stërvitore të Lushnjës
Kushtet skandaloze të fushës stërvitore të Lushnjës
 ??  ?? Pamje nga stadiumi i rrënuar i Lushnjës
Pamje nga stadiumi i rrënuar i Lushnjës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania