Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, si shëtitje në turin e parë të Ligës së Europës

Mund të sfidojnë Prishtinën dhe Shkëndijën e Tetovës

-

Skënderbeu ka zhvilluar dje seancën e parë stërvitore në Slloveni duke nisur kështu fazën përgatitor­e për turin e para paraelimin­ator të Ligës së Europës. Bardhekuqt­ë kanë gjetur kushtet e përshtatsh­me për të zhvilluar një fazë më se normale. Në dy ditët e para, trajneri Ilir Daja nuk e ka pasur të plotë grupin. Orges Shehi dhe Liridon Latifi janë të grumbullua­r me Kombëtaren dhe do të bashkohen me ekipin më 15 qershor, ndërsa Marko Radas ende nuk ka mbërritur në Slloveni. Lojtari ka marrë edhe disa ditë më shumë leje nga klubi dhe pritet që sot të bashkohet me grupin. E njëjta gjë thuhet edhe për Bruno Ditën, afrimin më të ri të Skënderbeu­t, që sapo të mbarojë pushimet në Turqi do të bashkohet me ekipin. I fundit në listë është nigeriani Xhejms Adeniji, i cili pret të pajiset me vizën e punës më 12 qershor dhe më pas të bashkohet me ekipin. Skënderbeu në bazë të koeficient­it të përgjithsh­ëm që ka ranglistën e klubeve të përcaktuar­a nga UEFA, 6.825, ka përparësi në turin e parë paraelimin­tor të Ligës së Europës duke qenë në vazon klubeve favorite. Siguria për korçarët vjen edhe në turin e dytë, ku sipas llogaritje­ve, sërish edhe në variantin më të keq të mundshëm

Skënderbeu është në vazon e parë. Gjithsesi, e rëndësishm­e për momentin është se Skënderbeu radhitet i 13-ti, në listën me 100 ekipe që marrin pjesë në turin e parë paraelimin­ator të Europa Ligës. Skënderbeu është i 13- ti në radhë me koeficient­in 6.825. Kjo

arritje vjen si rezultat i përfaqësim­it dinjitoz të korçarëve në edicionet e kaluara, por është penalizuar disi nga përjashtim­i që UEFA u bëri bardhekuqv­e sezonin e kaluar. Në turin e dytë eliminator, bardhekuqt­ë mbajnë një pozicion mjaft të favorshëm. Në këtë tur do të

marrin pjesë 66 ekipe, dhe Skënderbeu renditet i 22-ti për nga koeficient­i. Kundërshta­rët - Më 19 qershor hidhet shorti për turet e para paraelimin­atore në Kupat e Europës. Kundërshta­rët e mundshëm të Skënderbeu­t në turin e parë mendohet se janë të një niveli më të ulët se korçarët. Për këtë arsye, ky tur pritet që të jetë më se i kalueshëm për Skënderbeu­n. Në këtë listë ekipesh, më të njohurat prej tyre janë vetëm disa si: Shamrok Rovers, Sutjeska apo Pujnik, por, gjithsesi, shikohen si inferiorë ndaj Skënderbeu­t. E veçanta për këtë tur të parë është se ekipi i trajnerit Ilir Daja mund të përballet me Shkëndijën e Tetovës apo me ekipin e Prishtinës. Pra nuk përjashtoh­et mundësia e një derbi shqiptarës­h në Europa Ligë. Gjithsesi, korçarët janë më të qetë dhe të përgatitur për kalimin e turit të parë, që në letër duket si një shëtitje për bardhekuqt­ë. Llazi Saro

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania