Panorama Sport (Albania)

Besëlidhja e re, zbardhet lista

Ja lojtarët që do të qëndrojnë sërish, priten afrime të rëndësishm­e në merkato

- PRENG GJIKOLA

Pushimet verore janë për futbollist­ët, por jo për drejtuesit e klubeve dhe menaxherët e lojtarëve që janë të angazhuar maksimalis­ht. Te Besëlidhja lëvizjet gjatë merkatos pritet të jenë intensive. Por, deri tani janë konfirmuar vetëm largimet, ndërsa sa u përket afrimeve nuk ka asnjë zyrtarizim. LARGIMET

Deri tani tre janë futbollist­ët titullarë që ka shumë gjasa të largohen nga Besëlidhja, mbrojtësi i majtë Edison Ndreca, mesfushori guineas Lancinet Sidibe dhe sulmuesi Sekou Kamara. Ndonëse nga presidenti ka pasur deklarata për një

"revolucion" të mirëfilltë, ka gjasa që boshti i skuadrës të ruhet, pasi deri tani nuk ka ndonjë lëvizje. Dy lojtarët afrikanë kanë spikatur te skuadra lezhjane dhe kërkohen nga disa ekipe të Superiores, madje edhe nga jashtë. Pritet që, në ditët në vazhdim, të mësohet përfundimi­sht e ardhmja e tyre. KUSH QËNDRON

Sipas informacio­neve në klub, pritet që te Besëlidhja të qëndrojnë një pjesë e mirë e titullarëv­e që ishin gjatë kampionati­t të kaluar. Gjasat janë që të qëndrojnë sërish portieri Demi, mbrojtësit Dibra, Smajli dhe Semina, mesfushorë­t mund Hepaj dhe O. Kamara, ndërsa në sulm Marashi e Ajazi. Dhe gjatë merkatos, do të ndërhyhet për të mbushur vendet vakantë që do të lënë futbollist­ët që do ikin. Megjithatë, Besëlidhja ka një traditë pozitive në menaxhimin dhe trajtimin e moshave, duke prodhuar mjaft futbollist­ë tepër cilësorë që po bëjnë historinë nëpër skuadrat më të mira të Superiores. Përveç Besëlidhje­s, në Lezhë zhvillojnë aktiviteti­n e tyre edhe dy akademi private që militojnë në Superioren e moshave si Briansi dhe Porto që tashmë kanë nxjerrë brezin e parë të futbollist­ëve. Në Lezhë, përveç Besëlidhje­s, tashmë në Kategorinë e Parë militon edhe Shënkolli ku sezonin që lamë pas bëri një paraqitje shumë të mirë duke e siguruar mbijetesën. Besëlidhja do të jetë sërish pretendent­e për në Superiore edhe në kampionati­n e ardhshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania