Panorama Sport (Albania)

Etika, hipokrizi me trukimet

Vetëm një sfidë nën hetim, mbyllen sytë për tolerimet dhe aleancat e hapura

- BESAR BOZGO

Komisioni i Etikës pranë FSHF- së vendosi të nisë hetimet për ndeshjen ElbasaniTu­rbina (3-1) të sezonit të kaluar. Një hap në qiell të hapur, në një kohë që të gjithë prisnin vendimin për Skënderbeu­n. Etika vazhdon të tregohet hipokrite në lidhje me ndeshjet e trukuara që po shtohen vit pas viti në kampionate­t shqiptare. Nëse ky komision merr në hetim Elbasani-Turbina, duhet t'i shkojë të vërtetës deri në fund dhe të marrë në shqyrtim shumë takime të sezonit të fundit në Kategorinë e Parë, ku "teatri" u shfaq hapur. Gjithashtu, akuzat nga vetë aktorët kanë qenë të shumta për tolerime dhe aleanca të hapura. Nëse mëkatarë do të ishin vetëm Elbasani dhe Turbina, kampionate­t në Shqipëri do të ishin për t'u marrë shembull me vetëm një ndeshje si të dyshuar e trukuar! NDESHJET

Fenomeni i tolerimit të ndeshjeve për sezonin që përfundoi nisi që në dhjetor të 2016- ës. Video e golave të

sfidës Kastrioti-Iliria(1-2) bëri xhiron e rrjetit ku skuadra krutane toleronte në mënyrë qesharake ndaj "vëllezërve" fushëkruja­s, dy klube që kanë të njëjtin pronar, Bashkinë e Krujës. Megjithëse pamjet ishin të qarta dhe të dukshme për një "teatër" që po luhej në fushën e

blertë, skandal që u denoncua edhe nga media, vetëm anëtarët e Komisionit të Etikës nuk e panë. Kulmi arriti në fazën e tretë, ku një pjesë e madhe e ndeshjeve ishin të toleruara. Në Grupin A, Besëlidhja dhe Shënkolli, skuadra të të njëjtit rreth, dhuruan sfida më shumë miqësore në katër përballje. Besëlidhja i fitoi të katërta ndeshjet ndaj shënkollas­ve që e arritën synimin e tyre që në fund të fazës së dytë. Edhe presidenti i Kamzës, Naim Qarri, akuzoi për një lojë jo të pastër, ku Besëlidhja i kishte të garantuara 12 pikët ndaj Shënkollit. Për ndeshjen Pogradeci- Lushnja(2-2) të 30 prillit u hodhën dyshime të mëdha se ishte vendosur që sfida të përfundont­e në barazim. Bylisi akuzoi hapur pas asaj ndeshjeje. Nga pamjet filmike duket qartë tolerimi i lushnjarëv­e pas avantazhit 2- 0 ku brenda pak minutash pësojnë dy gola. Edhe përballja Tomori-Bylisi (23) e 22 prillit ishte më shumë se qesharake. Beratasit shënuan dy gola dhe më pas pësuan me lehtësinë më të madhe tre gola në 16 minuta. Rreth 80% e takimeve të fazës së tretë në Kategorinë e Parë ishin të toleruara ku lojtarët vinin në zbatim urdhrat që vinin nga tribuna. Kjo situatë u krijua edhe për shkak të skemës së dështuar të aplikuar nga FSHF. Gjithashtu, Etika ka "harruar" edhe Tirana-Kukësi(1-2), përballjen që u shndërrua në miqësore me kampionët e Shqipërisë që fituan ndeshjen më të lehtë të sezonit.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania