Panorama Sport (Albania)

Smajlaj dhe Gega, sportistët më të mirë të Kombëtarit

-

Izmir Smajlaj dhe Luiza Gega shpallen kampionët e kampionati­t kombëtar për të rritur të atletikës, me Smajlajn që grumbulloi 1133 pikë dhe Gegën me 1072 pikë. Ndërkohë, për sa u përket femrave, vendin e parë e zuri Tirana me 120 pikë, e ndjekur nga Skënderbeu me 61 pikë dhe Teuta me 35 pikë. Për sa u përket meshkujve, ekipi fitues u shpall Vllaznia me 158.5 pikë, e ndjekur nga Tirana me 119 pikë dhe Skënderbeu me 59 pikë. GARAT - Në kërcim së larti për femra, Sindi Prifti e skuadrës Dinamo 2010 zuri vendin e parë, teksa kërceu 1.60 metra. Për meshkuj, vendin e parë e zuri Klidi Malo i Skënderbeu­t. Në hedhjen e diskut për meshkuj, vendi i parë i takoi Admir Dizdarit të Teutës dhe për femra doli e para Megi Buçi e Mjeshtëris­ë Sportive. Florian Lata i Tiranës doli i pari në 400 m/p, ndërsa në 800 metra ishte Marko Makaj po i Tiranës që e përshkoi më shpejt nga të gjithë këtë distancë. Në 200 metra për femra ishte Iveta Urshini e Skënderbeu­t që e preu e para finishin. Luiza Gega nuk pati konkurrenc­ë në 1500 metra duke zënë vendin e parë, ashtu si edhe në 5000 metra. Në së gjati vendin e parë e zuri Joana Hazisllari e Teutës. Në garën e 110 m/p vendin e parë e zuri Bajram Muço i skuadrës së Vllaznisë. Në hedhjen e shtizës, vendin e parë e zuri Juri Hoxholli i skuadrës së Skënderbeu­t. I pari në 3hapësh doli sportisti i Vllaznisë, Ergys Gjeçaj. Në lidhje me stafetat 4x400 m për meshkuj, vendin e parë e zuri Tirana, ashtu si edhe për femra. Ndërkohë, në garën e 10000 metrave, vendin e parë e zuri Ilir Këllëzi i Skënderbeu­t. Vladimir Mema

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania