Panorama Sport (Albania)

Shqipëria del blof me Finlandën

Erblira Bici, pikëshënue­sja më e mirë për tonat, 12 pikë. Korhonen për rivalet

- OLGERT SERANI

Kombëtarja sh qiptare në volejbol lin e femrave debuton me humbje 3-0 përballë Finlandës në ndeshjen e parë për Grupin A të vlefshme për Ligën e Europës. As premiera në Parkun Olimpik në sallën e re të lojërave me dorë "Feti Borova" apo edhe prezenca e tifozërisë mes tyre edhe grupimi "Tifozat Kuqezi" nuk i ka sjellë fat kombëtares së drejtuar nga trajneri Altin Martiri. Një skuadër pa ide, gabime në sulm, në pritjen e topit të parë apo edhe blloku shumë pak efektiv u dha një "dorë" finlandeze­ve për të thyer Shqipërinë. E vetmja që mbrojti nderin e kësaj kombëtare ishte volejbolli­stja Erblira Bici e rikonfirmu­ar si "MVP"-ja. E jashtëzako­nshme në sulm, shërbimet "rrufe" (specialite­ti i saj i preferuar), por edhe në mbrojtje. Por e vetme përballë një kundërshta­ri ishte shumë pak. Në fakt, ndeshja nis e ekuilibrua­r dhe me entuziazëm. Pas barazimit 5- 5, Shqipëria shkëputet 8-5 pas shërbimit të Matoshit. Për t'u përgëzuar edhe performanc­a e liberos Sejfullai. Më pas Shqipëria humbet "flash" atë shkëlqim për shkak edhe të mjaft gabimeve. Finlandeze­t rikuperojn­ë shpejt, madje edhe përmbysin 14-10. As pushimi i thirrur nga trajneri Martiri nuk shërben. Skuadra është e çoroditur në lojën e saj, madje

nuk kursen edhe gabime amatoreske në organizim. Finlanda shkëputet 17-14, 21-14. Një moskoordin­im mes dy lojtareve tona në shërbimin final të rivaleve i jep fitoren Finlandës 25-15. Humbja e setit të parë demoralizo­n disi vajzat kuqezi, që e shohin veten

shumë shpejt në inferiorit­et në fillimin e setit të dytë 5-1. Blloku inekzisten­t bën që Finlanda të fitojë terren dhe të udhëheqë 106, 15-9, 16-11, 18-11. Bici ka klas edhe në lojën në bllok. Kontribuon gjithashtu edhe Thaka dhe Shqipëria ngushton shifrat 20-24. Finlanda merr pushimin e parë të detyruar dhe fiton edhe setin e dytë 25-20. E njëjta tablo edhe në setin e tretë me finlandeze­t që shkëputen që në start 6-3, 10-5, 13-8. Një lojë kaotike te formacioni kuqezi, njëherësh mungon edhe grinta. Një moment është sërish shtatlartj­a Bici që i jep zemër skuadrës me finalizime­t e saj nga shërbimi duke u afruar në -1 p[ikë (12-13), por shumë shpejt Shqipëria humb terren 17-13. Kësisoj Finlanda fiton 25-22 setin e tretë dhe krejt takimin 3-0. Në ndeshjen tjetër të këtij Grupi, skuadra e Bjellorusi­së fitoi me lehtësi 3-0 ndaj Austrisë, kjo e fundit rivalja e sotme Shqipërisë në këtë turne.

 ??  ?? Nga ndeshja e djeshme
Nga ndeshja e djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania