Panorama Sport (Albania)

Shqipëria, "hakmarrje" e shpejtë ndaj Sllovenisë

Futboll për femra/ Kombëtarja fiton miqësoren e dytë 1-0

-

Shqipëria në futbollin e femrave i ktheu reston Sllovenisë në miqësoren e dytë të luajtur dje në stadiumin "Selman Stërmasi", duke e fituar këtë sfidë me rezultatin e ngushtë 1-0. Goli i fitores mbajti firmën e Megi Doçit nga pika e bardhë e penalltisë që në startin e ndeshjes. Ndryshe nga sfida e "Elbasan Arena"-s e humbur 2-0, dje vajzat kuqezi të drejtuara nga trajneri Armir Grima u paraqitën më mirë dhe luajtën më të kujdesshme. Ka qenë një mbrojtje e mirorganiz­uar, por dhe me një sulm kërcënues, ku dyshja HashaniBaj­ramaj ishin protagonis­te të shumë aksioneve, por jo të finalizuar­a në gol. Shqipëria e ka nisur në mënyrën më të mirë të mundshme miqësoren, teksa që në minutën e 6-të e sheh veten në avantazh. Është Megi Doçi që kroson nga këndi dhe aty kërcen në ajër për topin e parë Bajraktari, por që shtyhet nga prapa nga Znanec dhe 11metërsh. Nga pika e bardhë, Doçi godet bukur dhe topi përfundon në rrjetë. Skuadra jonë 3 minuta më parë kaloi një rrezik kur Ivanusha godet bukur me kokë e topi përplaset në traversë dhe largohet më pas nga mbrojtëset tona. Në të 16- ën GOLI: Doçi 6' (11-m) SHQIPËRI: Zani, Curraj, Bajraktari (Begolli 51'), Franja, Proto, Rrahmani, Gjini, Hashani, Jashari (Kadolli 85'), Doçi, Bajramaj. ( Në dispozicio­n: Rexhepi, Halitjaja, Maliqi, Lulaj, Raxhimi). Trajner: A.Grima SLLOVENI: Mersnik (Tevnik 61'), Znanec, Erzen, Erman, Toni (Kos 46'), Ivanusha, Zver, Prasnika, Kolbl (Pintariç 80'), Agres, Tibaut (Muri 46'). Trajner: R.Damir GJYQTARË: F. Xhemalaj, U. Kora, E. Kume, E. Rusta (Elbasan) KARTONË TË VERDHË: Doçi 35'/ Znanec 6'

kemi një përplasje kokë më kokë të dy lojtareve Bajraktari e Zver, të cilat marrin në kohë mjekimin. Vapa e madhe ka detyruar kryesorin të ndërpresë për një minutë lojën, duke u dhënë mundësinë vajzave të freskohen. Pjesa e parë vijon me të njëjtin ritëm për Shqipërinë, por në fund është skuadra sllovene që shton presionin në portën tonë ku dallohet Marigona Zani. Në fraksionin e dytë është skuadra sllovene që bëhet më kërkuese për golin, duke ushtruar presion në zonë, por mbrojtja jonë këtë radhë nuk po përsërit gabimet në Elbasan dhe mbrohet bukur. Zver provon tri herë radhazi (64', 68', 72') nga distanca, por Zani tregohet e saktë. Ndërkohë që skuadra jonë kundërsulm­on furishëm me Hashanin e Bajramaj. Me kombinimet e tyre rrezikojnë tri herë portën sllovene, por e pafalshme ka qenë dalja 2 herë e Jasharit, vetëm për vetëm me portierin Tevnik, në minutën e 76-të dhe 82-të dhe në momentin final nuk arrin të konkretizo­jë. Edhe Lavdije Begolli tenton të godasë nga distanca rreth 30 metra në minutën e 80-të, por topi kalon ngjitur me traversën. Ndërkohë që në të 85-ën Shqipëria është sërish pranë dyfishimit të shifrave, kur Hashani jep një asist për Bajramin, e cila e gjuan lehtë. Një fitore e rëndësishm­e morali për "armatën" kuqezi përpara fazës së eliminator­eve të Botërorit 2019 që nisin në muajin tetor. Abdulla Dushku

 ??  ?? FOTO: F.Hazizllari
FOTO: F.Hazizllari

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania