Panorama Sport (Albania)

Milan, akord me Kontin dhe sulm për Belotin

Pritet të jenë të paktën 4 përforcime­t për skuadrën e Montelës

- Përgatiti: REINOLD BAKALLI

Milani po vepron me saktësi kiru rgjikale në merkato duke piketuar dhe më pas afruar çdo lojtar që është i nevojshëm për projektin e ri. Pas Muzakios, Kesit dhe Rodrigezit, afrimi i katërt do të jetë një sulmues. Morata ishte, ose ndoshta vazhdon të jetë objektivi kryesor kuqezi, i cili duket disi më i orientuar drejt Anglisë. Reali kërkon mbi 70 milionë, shifër kjo e vështirë për t'u arritur nga "Djalli", pasi edhe lojtari kërkon rreth 7.5 milionë euro në sezon, çka do ta bënte transferim­in e tij një lëvizje prej 100 milionë eurosh.

BELOTI - Si alternativ­ë, pavarësish­t se nuk është fjala e duhur, zgjedhja ka rënë mbi Andrea Belotin e Torinos. Edhe këtu 100 milionë euro është lajtmotivi, por shifra lë vend për ulje, po ashtu edhe rroga e lojtarit, e cila nuk do t'i kalonte 5 milionët në sezon.

KEITA - I treti për nga radha, por sigurisht jo nga rëndësia është Keita Balde i Lacios, klub me të cilin Milani thuhet se ka një akord, ndonëse në këtë rast pengesa vjen nga lojtari. Senegalezi preferon Juventusin, ndoshta për çështje parash, por jo vetëm. Fakt është që në Torino mund të luajë në Kupën e Kampioneve, ndërsa në Milano është ende kohë paraelimin­atoresh në Ligën e Europës.

A. SILVA - Sezon i ri, përse jo një fytyrë e re që edhe aq e re nuk është... Andre Silva, bomberi RODRIGEZ

i Portos, i sponsorizu­ar jo më pak se Kristiano Ronaldo dora vetë, nuk do të ishte një bast i nxituar. 21-vjeçari, i cili ka një mesatare të frikshme prej 0.5 golash për ndeshje, mund të mbulojë të gjitha pozicionet e sulmit, pa harruar që mosha e tij lejon përmirësim­e të mëtejshme taktike dhe fizike.

BILJA - Prej ditësh flitej se Milani është në prag të nënshkrimi­t me mesfushori­n e Lacios, Lukas Bilja. Sipas së përditshme­s italiane "Gazzetta dello Sport", drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare, ishte në Milano për të arritur një marrëveshj­e me kuqezinjtë. Me sa duket, kapiteni lacial ka "pranuar"

një kontratë trevjeçare për 3.5 milionë euro në vit, e cila përfshin opsionin për një sezon të katërt. Testet mjekësore janë planifikua­r të kryhen pasi lojtari të kthehet nga impenjimet me kombëtaren e vendit të tij, ndoshta që të mërkurën, pasi Argjentina të ketë zhvilluar edhe miqësoren ndaj Singaporit.

KONTI - Milani ka ofruar deri në 20 milionë euro për bergamasku­n, por Atalanta pretendon të paktën 27. Shifra mund të 'zbutet' me kuqezinjtë që përfshijnë në akord mesfushori­n Lokateli, i cili mund të qëndrojë një vit nën urdhrat e Gasperinit, që di të "gdhendë" talentet.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania