Panorama Sport (Albania)

Spaleti: I kthejmë lavdinë Interit

Trajneri snobon tifozin e Juventusit në aeroport: “Zonja”? Jam tifoz zikaltër

- Përgatiti: ENDRIT REXHO

Rreth orës katër të ditës së djeshme vjen edhe lajmërimi i dytë dhe më i rëndësishë­m: Luçiano Spaleti është trajneri i ri i zikaltërve. "Jam shumë entuziast që kam filluar të bëj pjesë në këtë familje të madhe që është Interi. Të kesh mbështetje­n e miliona tifozëve mund të jetë një peshë e madhe, të cilën ne duhet ta kthejmë në një shtysë për të bërë një kampionat shumë të mirë. Kemi shumë punë për të bërë, sepse në futboll duhet të punosh në mënyrë serioze dhe profesioni­ste, sidomos për momentin që po kalon ekipi ynë. Duhet të përmirësoh­emi, duhet të baraspesho­jmë rezultatet tona me historinë e këtij klubi të madh. Lojtarët duhet të jenë një grup i bashkuar, pasi kjo është mënyra e vetme se si mund të krijohet një skuadër e fortë dhe konkurrues­e. Gjatë këtij sezoni është parë që kampionati ynë ka shumë skuadra interesant­e dhe kjo gjë është parë edhe në Kupat e Europës. Detyra jonë e përbashkët është t'i kthejmë përsëri lavdinë këtij klubi, duke punuar fortë dhe në një mënyrë dinjitoze.

Spaleti, "idhull" i tifozëveTi­fozët zikaltër kanë shprehur pëlqimin e tyre për zyrtarizim­in e Luçiano Spaletit si trajneri i ri i zikaltërve, por duket se po e pëlqejnë akoma

më shumë pas këtij gjesti të tij. Të enjten në mbrëmje, trajneri së bashku me Auzilion kanë zbarkuar në Milano pas udhëtimit në Kinë dhe gjatë daljes nga aeroporti kanë qenë të shumtë fansat që kanë bërë foto me Spaletin. Gjatë këtij momenti, njëri nga të

pranishmit që ka bërë një foto me trajnerin, i ka thënë: "Je shumë trajner i zoti. Unë jam tifoz i Juves dhe do kisha dashur që të vije tek bardhezinj­të. Ndërkohë, në shaka e sipër, Spaleti ia kthen: "Mund të jesh me atë ekip që thua, por unë jam interist (qesh)".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania