Panorama Sport (Albania)

Southgejt do fitore: Nuk na trembin muskujt e rivalëve

-

Që në mesin e viteve '90 e ashtuquajt­ura "Beteja Britanike" mes kombëtares angleze dhe asaj skoceze ka qenë një sfidë jo dhe aq e barabartë. Sot diferenca mes tyre është edhe më e thellë. Kombëtarja angleze është superiore ndaj asaj skoceze në të gjitha aspektet, madje janë më të mundshmit për kualifikim­in në Kupën e Botës. Megjithatë, ata nuk janë kualifikua­r për asnjë turne të madh në rreth 20 vite, ku nga ana tjetër, skocezët kanë mundur të bëhen pjesë e Kupës së Botës në vitin 1998 në Francë. Për këtë arsye, anglezët synojnë të arrijnë vendin e dytë në kualifikue­set e Kupës së Botës, në mënyrë që të marrin pjesë në "play off"-in pas 20 vitesh mungesë. Në total, këto dy skuadra janë ndeshur gjithsej 116 herë me njëra-tjetrën. Gjatë këtyre sfidave, kombëtarja angleze ka triumfuar në 49 duele, ndërsa skocezët në 42. 25 duelet e tjera kanë përfunduar me barazime. Takimi i parë për kualifikue­set e Kupës së Botës është mbajtur në nëntor në stadiumin e "Uemblit" në Londër me rreth 90.000 tifozë. Gjatë kësaj sfide, kombëtarja angleze ka mundur të triumfojë me rezultatin 3-0, falë golave të Daniel Sturixh, Adam Lalana dhe Geri Kahill. Ndërsa fitorja e fundit e skocezëve është shënuar në nëntor të vitit 1999, kur të dyja skuadrat ishin pjesëmarrë­se të "play off"-it për EURO 2000. Megjithatë, në kombëtaren angleze, trajneri Southgejt ka vendosur që Herri Kein të jetë trajneri i ri i skuadrës. Gjithashtu ai shtoi: " E kam ndjerë të rëndësishm­e t'i jap mundësinë e të qënit kapiten, Herri Kejn-it. Gjatë kësaj kohe ai ka vërtetuar se është një nga lojtarët të cilët i japin shpresë dhe ndihmojnë skuadrën në çdo situatë. Gjithashtu mendoj se është e rëndësishm­e për frymën e skuadrës që t'i ofrojmë gjithkujt mundësi të reja. Të gjithë jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri nga mënyra e lojës, impaktit në ndeshje dhe në skuadër. Skocia është një ekip mjaft dinjitoz dhe agresiv në fushën e blertë. Por kjo nuk përbën problem duke parë përgatitje­n dhe dëshirën e madhe për të qenë sërish triumfues".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania