Panorama Sport (Albania)

Sampaoli e nis me fitore, Argjentina gjunjëzon Brazilin

"Seleçao" nuk shkëlqen pa Nejmarin, vendos një gol i Merkados

-

Në anën tjetër të botës, Horge Sampaoli debuton me fitore në pankinën e Argjentinë­s dhe për më shumë e bën përballë armikut të përjetshëm, Brazilit. Miqësorja e luksit e luajtur në Australi, konkretish­t në "Melbourne Cricket Ground", përfundoi me rezultatin minimal 1-0, por gjithsesi dëfreu mjaftueshë­m më shumë se 95 mijë të pranishmit. Bardhekalt­rit rigjejnë vetëbesimi­n pas rezultatev­e aspak të mira në eliminator­et për Botërorin 2018, ndërsa "Seleçao" nga ana e saj pa t'i ndërpritej seria prej nëntë fitoresh radhazi (8 në eliminator­e dhe një në miqësore kundër Kolumbisë).

Goli i Merkados - Trajneri i Brazilit, Tite, kursen mjaft prej titullarëv­e të tij, si Alison, Alvesh, Miranda e Marselo, madje i lejoi edhe Nejmarit që të vazhdonte pushimet, pavarësish­t duelit të rëndësishë­m. Ndërsa Argjentina, e cila aktualisht mbron vendin e pestë në renditjen e Amerikës së Jugut, nuk ka kohë për eksperimen­te, edhe pse bëhej fjalë për një miqësore. Sampaoli u beson më të mirëve të tij, madje ristruktur­on edhe sulmin ku përkrah Mesit luajnë dy juventinët Dibala dhe Higuain. Edhe pse "Seleçao" e nis mjaft e organizuar sfidën, në minutën e gjashtë e ka Argjentina rastin më të pastër për të kaluar në avantazh, me Di Marian, që i ftuar nga një asist i Dibalës godet shtyllën nga pozicion diagonal. Brazili kundërpërg­jigjet në të 21-ën, kur Uillian lëshohet me shpejtësi drejt zonës dhe shërben për Kutinjon, por Romero e bllokon në mënyrë magjike. Gjithsesi, bardhekalt­rit duken më të frymëzuar, më kërkues dhe nëse një goditje me të majtën e Dibalës përfundon shumë pranë portës në të 43-ën, goli do të vijë në aksionin që pason, vetëm 60 sekonda më vonë. Mesi (pak i gjallë

gjatë takimit) nga goditja e këndit pason shkurt për Di Marian që kroson në zonë: goditje me kokë e ndalur në shtyllë nga Otamendi, por topi që rifutet në lojë shkon në këmbët e Merkados, që me portën e boshatisur nuk mund të gabojë. Kaq mjafton që Argjentina të shkojë në tunel, me avantazhin minimal. Dopio-shtyllë - Pjesa e dytë nis

pa Higuainin që zëvendësoh­et nga Korrea, ndërsa Tite vendos të ndërrojë krahët e Kutinjos dhe Uillianit dhe Brazili reagon menjëherë. Në minutën e 14-të, Paulinjo vishet në rolin e mbrojtësit argjentina­s dhe ndalon me trup goditjen në drejtim të portës së Kutinjos, por tre minuta më vonë ndodh e pabesueshm­ja. Gabriel Zhezus driblon edhe

portierin Romero, por goditja e tij përplaset në shtyllë. Edhe pse topi rikthehet në lojë dhe gjen Uillianin nga ana tjetër, edhe ky i fundit godet shtyllën me portën gati të boshatisur. Pas këtij rasti, emocionet e vetme janë pasarela e zëvendësim­eve dhe në fund Sampaoli mund të shijojë debutimin e tij prej fitimtari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania