Panorama Sport (Albania)

Luftë Luftë për për 450 450 milionë milionë lekë, lekë, Partizani: Partizani: Kampionët Kampionët jemi jemi ne! ne!

Flet italiani që ishte në krye të të kuqve

-

Agostineli: Titulli i i vititvitit 20162016 ështëështë edheedhe i i imiimi

Ish-drejtoriIs­h-drejtori Dervishi:Dervishi: U U vendosvend­os drejtësia,drejtësia, dodo festojfest­oj meme tifozëttif­ozët

OsmaniOsma­ni thumbonthu­mbon Gjikën:Gjikën: TëTë kërkojëkër­kojë faljefalje kushkush parashikoi­parashikoi rënienrëni­en

Shpeshherë e ka thënë publikisht se Partizani e tij meritonte titullin, e megjithatë fundi i sezonit 2015-2016 nuk foli për të kuqtë, pasi kampionë u shpallën sërish korçarët. Kjo histori nuk e pengoi Andrea Agostineli­n që të shpallte "divorcin" me të kuqtë dhe të transferoh­ej pikërisht te Skënderbeu, që e drejtoi deri në fillim të vitit 2017. Në fushë nuk fitoi asgjë, por tashmë pret që ta marrë titullin në tavolinë. I kontaktuar nga "Panorama Sport", ish-trajneri i të kuqve dhe korçarëve ka komentuar vendimin e dhënë dje prej Komisionit të Etikës.

"U njoha me vendimin që mori Komisioni i Etikës dhe besoj se ky institucio­n do të ketë pasur arsyet e veta të bazuara. Por, arsyet unë nuk mund t'i komentoj. Personalis­ht, si ish-trajner i Partizanit, në sezonin 20152016, unë kam përsëritur shpesh që ekipi im meritonte

që të shpallej kampion. Do ta kishim merituar titullin edhe në fushë, pasi atë vit ne ishim superiorë gjatë gjithë kampionati­t, por mbi të gjitha edhe në përballjet direkte me rivalin", kështu e nis fjalën e tij italiani. Përjetimi - Agostineli e pranon se emocioni nuk do të jetë kur- rë i njëjtë, megjithatë ai gjithnjë e ka ndier atë titull si të tijin. "Të them të drejtën, nuk është e njëjta gjë, ka ndryshim të madh ta fitosh titullin në fushë dhe në tavolinë. Por unë që jam një profesioni­st në 360 gradë dhe normalisht që do të jem i kënaqur sepse ky titull më takon edhe mua. Ky është profesioni që bëj dhe si i tillë duhet të jap maksimumin për çdo ekip, ndaj mund ta them prerazi që unë e ndiej timin këtë titull", theksoi ai. Më tej tekniku sqaron se ndihet krenar, pasi në fund të fundit ai trofe do i shtohet Partizanit dhe

karrierës së tij. "E përsëris, e pranoj këtë titull, pavarësish­t se e di që nuk është e njëjta gjë. Por ky titull që i jepet në tavolinë Partizanit më bën të ndihem krenar që kam qenë edhe unë kampion në Shqipëri që në vitin tim të parë. Nuk besoj se është një gjë që i ndodh gjithmonë gjithkujt. Por besoj se edhe performanc­a ime me Skënderbeu­n nuk ka qenë aq e keqe, për sa kohë unë isha në krye", përfundoi italiani. Andrea Agostineli nuk kishte si të mos komentonte Skënderbeu­n dhe faktin që në fund të këtij edicioni ish-ekipi i tij nuk mori asgjë. "Unë besoja gjithmonë tek ekipi im, por nuk isha dakord me diçka që në fillim të sezonit. Skënderbeu mund ta fitonte këtë titull, por jo ta dominonte krejtësish­t. Ndoshta gjashtë fitoret radhazi në kampionat nuk ndikuan mirë për ecurinë e ekipit. Gjithsesi unë besoja se mund t'ia dilja", përfundoi ai. Llazi Saro

 ??  ?? SKËNDERBEU-PARTIZANI 0-1
Çast nga ndeshja e parafundit e sezonit 2016-2017 FOTO: Partizani.al
SKËNDERBEU-PARTIZANI 0-1 Çast nga ndeshja e parafundit e sezonit 2016-2017 FOTO: Partizani.al
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania