Panorama Sport (Albania)

Tirana në Grupin e Veriut, ja plani i FSHF-së

Reagim pas ndeshjeve të toleruara, Tirana në Grupin A

- BESAR BOZGO

Ndryshon ndarja e grupeve për Kategorinë e Parë. Gazeta "Panorama Sport" zbardh planin e FSHF-së për ndarjen e ekipeve në kampionati­n e ardhshëm. Pas aleancave që u bënë hapur dhe ndeshjeve të toleruara, institucio­ni i futbollit vendos të ndërhyjë duke ndarë ekipet që kishin të njëjtin pronar apo ishin pjesë të së njëjtës njësi administra­tive. Shënkolli dhe...

Ndryshon ndarja e grupeve për Kate gorinë e Parë. Gazeta "Panorama Sport" zbardh planin e FSHF-së për ndarjen e ekipeve në kampionati­n e ardhshëm. Pas aleancave që u bënë hapur dhe ndeshjeve të toleruara, institucio­ni i futbollit vendos të ndërhyjë duke ndarë ekipet që kishin të njëjtin pronar apo ishin pjesë të së njëjtës njësi administra­tive. Shënkolli dhe Iliria do të kalojnë në Grupin B për të shmangur aleancat respektivi­sht me Besëlidhje­n dhe Kastriotin. Ndërsa Tirana, e cila do të luajë për herë të parë në Kategorinë e Parë, do të jetë pjesë e Grupit A. Gazeta "Panorama Sport" në mënyrë ekskluzive i kishte lajmëruar këto ndryshime disa ditë më parë. Gjithçka do të zyrtarizoh­et në mbledhjen e radhës së Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së që pritet të mblidhet në muajin korrik.

PLANI

Gjatë kampionati­t të kaluar, gara u prish në mënyrën më të shëmtuar nga klube që kishin të njëjtin pronar dhe luanin në të njëjtin grup. Rasti më flagrant ishte ai i Kastriotit dhe Ilirisë, që janë pronë e Bashkisë së Krujës. Dhe katër përballjet mes tyre gjatë kampionati­t që përfundoi ishin shfaqje teatrale. Fitonte ajo skuadër që i duheshin pikët. E njëjta situatë ishte edhe mes Besëlidhje­s dhe Shënkollit, klube të së

njëjtës njësi administra­tive, Lezhës. Në katër përballjet e vitit të fundit, Besëlidhja fitoi 12 pikë të plota ndaj Shënkollit në takime ku përfundimi dihej. Duke parë këtë degradim, FSHF ka vendosur që për sezonin e ri të kalojë në Grupin B skuadrat e Shënkollit dhe Ilirisë. Në këtë rast nuk do të merret parasysh faktori gjeografik, pasi përballë tolerimeve të takimeve, çdo ndryshim është i justifikua­r. Burime të sigurta në FSHF kanë bërë të ditur se vendimi do të merret në mbledhjen e radhës së Komitetit

Ekzekutiv që pritet të mbahet në korrik. Gjithashtu, në atë mbledhje mund të diskutohet dhe, më pas, vendoset për ndryshimin e formulës së kampionati­t të Kategorisë së Parë për sezonin 2018-2019. Në atë të radhës mund të ndryshohen vetëm ekipet në ndarjen e grupeve, por jo formula, pasi kjo kërkon që të bëhet dy vite përpara. TIRANA

Skuadra bardheblu do të luajë për herë të parë në Kategorinë e Parë në kampionati­n e ardhshëm. Tirana do të vendoset në Grupin A. Duket një zgjedhje e mirë për bardheblut­ë, të cilët mund të kenë rival të fortë vetëm Besëlidhje­n. Megjithatë, duke parë që ekipi do të jetë në këtë grup, skuadrat e tjera mund të stepen për sa u përket investimev­e që të rivalizojn­ë për kreun.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania