Panorama Sport (Albania)

Duka, 480 mijë euro rrogë Inzagit

Duka mund ta takojë personalis­ht për të bindur trajnerin

- GENTJAN ALINANI

Ado të mjaftojë një drekë apo një darkë në Ibiza, ashtu siç ndodhi për largimin e De Biazit në Durrës, për të gjetur trajnerin e ri të Kombëtares shqiptare? Në "meny" është një emër i njohur në futbollin botëror si Filipo Inzagi, aktualisht trajner i Venecias në Serinë B. Federata Shqiptare e Futbollit ka avancuar bisedimet me ishtrajner­in e Milanit dhe kërkon që ta mbyllë sa më shpejt marrëveshj­en me të. Dyshimet, frika mbi projektin e së ardhmes dhe dilemat për të marrë apo jo drejtimin e Kombëtares shqiptare janë duke shoqëruar "Super- Pipon" në këto ditë pushimi në Formentera. Aty ku ka qëndruar me vëllanë e tij Simone Inzagi dhe familjen. Ndoshta nuk duhet të habitet nëse në një nga këto ditë në telefonin e tij do të bjerë një zile për të caktuar datën, vendin dhe orën e takimit. Nga ana tjetër e celularit është Armand Duka, i cili pasi ka folur me menaxherin e trajnerit, kërkon ta takojë nga afër për ta bindur dhe për t'i shuar frikën.

OFERTË SI DE BIAZI Përtej emocioneve, frikës dhe dëshirës për të nisur një aventurë ndërkombët­are, Inzagi dhe Duka sigurisht që do ta nisin diskutimin me pyetjet: Sa kërkon?, Sa ofron? Në Itali shkruajnë se për Inzagin nuk është çështje pagese, por sigurisht që për të braktisur projektin që nisi me Venecian duhet të jetë i kënaqur edhe në këtë aspekt. Mësohet se për momentin oferta e Federatës Shqiptare të Futbollit është 480 mijë euro në vit, po aq sa paga e ishtrajner­it kuqezi, De Biazi. E thënë ndryshe, Inzagi dhe stafi i tij do të paguhen 40 mijë euro në muaj.

STAFI, PROBLEM

Nëse ka një pikë, në të cilën Inzagi nuk do të futet fare në diskutime dhe e ka si kusht për të drejtuar Shqipërinë është fakti që ai kërkon të marrë me vete të gjithë stafin e tij, i cili përbëhet nga 6-7 persona. Kjo është një çështje që do të diskutohet gjatë mes palëve për të arritur gjuhën e përbashkët, sepse numri i madh i bashkëpunë­torëve që Pipo mund të sjellë në Tiranë do të thotë se duhet një pagë më e lartë sesa 40 mijë euro në muaj për t'i kënaqur të gjithë. Në stafin aktual të In-

zagit, ka emra shumë të njohur dhe bashkëpunë­torë të Ançelotit te Milani dhe të Leonardos tek Interi. Ish- sulmuesi kuqezi ka ruajtur të gjithë kontaktet me ata që dikur e stërvitnin dhe i ka marrë me vete te Venecia. Ata janë njerëzit e tij të besuar dhe

nuk ka ndër mend të shkojë në një tjetër skuadër, qoftë kjo edhe kombëtare pa i marrë me vete "ushtarët", të cilët ia bëjnë punën më të lehtë dhe e ndihmojnë për të arritur rezultatet pozitive. Inzagi pritet të kthejë përgjigje brenda muajit qershor.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania