Panorama Sport (Albania)

Shqipëria leksion azerëve, një hap larg kualifikim­it

Anton afarena "MV "-ja kuqezi, 20 pikë Husaj ndalet në kuotën e 1# pikëve

- OLGERT SERANI

Kombëtarja sh qiptare në vole jbollin e meshkujve ka triumfuar dje 3-0 ndaj Azerbajxha­nit, në ndeshjen e Grupit A, të vlefshme për fazën e dytë të Ligës së Europës. Sfida e luajtur në Parkun Olimpik ka qenë nën superiorit­etin e kuqezinjve dhe tashmë janë një hap larg nga kualifikim­i historik për në fazën finale. Një fitore ndaj Suedisë bën realitet ëndrrën e kombëtares dhe tifozërisë së saj. Seti i parë nis me shkëputjen e shpejtë të tanëve, 6-3. Husaj shpërthen nga vija e dytë dhe Shqipëria udhëheq 8- 4. Shembullin e kapitenit e ndjek edhe lojtari i perspektiv­ës Redi Koçi që sjell edhe pushimin e detyruarve të azerëve. Rikuperimi i miqve 11-9 është sporadik, pasi del në skenë një super-Anton Qafarena, i cili rezulton produktiv në lojën në sulm, njëherazi në bllok. Deliu organizohe­t bukur me Koçin dhe kuqezinjtë shkëputen në Y 5 pikë. Ekzekutim perfekt nga shërbimi për Bashin dhe Shqipëria nuk has për asnjë moment rezistencë nga kundërshta­rët. Kombëtarja thellon avantazhin 18- 11 dhe tekniku Melka "freskon" skuadrën. Xhelati e Çali në vend të shkodranit Qafarena dhe Deliut. Ndërsa veterani Xhelati respekton parashikim­et me klasin, është Bashi ai që shënon pikën e fitores së setit 25-15. Kuqezinjtë kalojnë në një "dehje" të momentit në fillimin e setit të dytë që shfrytëzoh­et nga azerët duke kryesuar 6-3. Kjo luhatje e tanëve detyron teknikun Melka të kërkojë pushim të detyruar. Gabime në sulm dhe në topin e parë shfaqen në lojën e përfaqësue­ses sonë. Azerët dominojnë, duke krijuar një epërsi të lehtë 8-4. Pas sinjalit të Kulës, është Qafarena ai që çon peshë tifozërinë e pranishme në Parkun Olimpik me dy pikë radhazi dhe rikuperon shifrat në 10-13. Por "motori" i kësaj kombëtarej­e është pa diskutim Husaj. Një gabim në sulm i numrit 10 azer Obodnikov dhe tashmë diferenca është vetëm -1 pikë. Pas pushimit të dytë teknik vjen një rikuperim fantastik i Shqipërisë, që pas barazimit në pikën e 17-të del për herë të parë përpara në pikën e 18-të me heroin Qafarena. Magjik në këtë fundseti është edhe Shurdhi në mbrojtje. Shqipëria shkon e qetë edhe drejt fundit të këtij seti ku verdiktin e jep sërish Husaj. Kuqezinjtë fitojnë 25-21 setin e dytë dhe udhëheqin 2-0 me sete. Ky avantazh i ka motivuar edhe më shumë lojtarët tanë. Me gjithë kryesimin e përkohshëm të azerëve 8- 5, shqiptarët përmbysin "flash" shifrat 9-8. Emocione

përcjell për publikun blloku Husaj-Bashi, jo më pak ai i radhës së Shurdhit. Kësaj serie i shtohet edhe ajo e Kulës. Por bukuria e këtij takimi mban firmën e Husajt. Shqipëria tregon grintë e karakter në lojën e saj, duke qenë vazhdimish­t në avantazh, tregon

një lojë në rritje dhe nuk toleron në fushë. Pikant ka qenë edhe blloku i Deliut. I sapofuturi qendra Kristi Martiro ia shpërblen teknikut me pikën e 25- të. Shqipëria fiton krejt takimin 3-0, duke u ngjitur në kuotën e 8 pikëve, 5 më shumë se Suedia e vendit të tretë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania