Panorama Sport (Albania)

Jankulovsk­i: Milani do zbresë Juven nga froni

Marota hakmerret, takon menaxherin e kroatit

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Nuk është vetëm Ju ventusi në ndjekje të Duglas Kostës, por për fatin e mirë të bardhezinj­ve duket se anësori brazilian është i bindur që të veshë fanellën bardhezi nga sezoni i ardhshëm e në vazhdim. Sipas burimeve të "Premium Sport", ndërsa të gjithë në Torino po mundohen që të mbyllin detajet e fundit dhe të shpejtojnë firmën, vjen lajmi se edhe Interi ka tentuar që t'u vërë stërkëmbës­hin kampionëve të Italisë në këtë tratativë. Emisarë të klubit milanez kanë kontaktuar me menaxherët e futbollist­it, i cili është i bindur për të mos vazhduar më te Bajerni i Mynihut, por përgjigjja e tyre ka qenë negative. Agjentët e Kostës kanë konfirmuar se me Juventusin marrëveshj­a është fare pranë dhe gjithçka pritet të mbyllet me sukses. Interi tentoi që ta joshë edhe me disa miliona më shumë, duke i garantuar 6 milionë euro si pagë vjetore ( torinezët 5 dhe deri në 2 milionë euro bonuse), por as Duglas Kosta, por me sa duket edhe Bajerni i Mynihut nuk ka dashur që të hapë asnjë raund tjetër bisedimesh, për t'i qëndruar korrekt paktit dhe punës së bërë prej afro një muaji me lojtarin.

HAKMERRET MAROTA

Natyrisht që lajmi se Interi ka tentuar një prej objektivav­e kryesorë të Juventusit ka bërë që drejtori i përgjithsh­ëm i "Zonjës së Vjetër", Xhuzepe Marota, të mos tregojë mëshirë, por është hedhur në një kundërsulm të frikshëm. Duke parë se në korsitë anësore pritet që të lirohen mjaft vende dhe se Huan Kuadrado është nxjerrë në shitje, numri dy i Juventusit

është parë dje duke biseduar dhe më pas drekuar me menaxherin e Ivan Perisiçit. Kroati është një dëshirë e vjetër e kampionëve të Italisë, por duke parë faktin se anësori i majtë nuk kërkon më që të luajë në Milano, ata janë hedhur

në sulm. Marota duket i bindur për të synuar Perisiçin, i cili së bashku me Duglas Kostën do të ishin dy "shigjeta" nga krahët dhe për ballkanasi­n janë gati të ofrojnë që të ofrojnë 40 milionë euro, plus kartonin e një mes Lihshtajne­rit dhe Leminas.

 ??  ?? Duglas Kosta
Duglas Kosta
 ??  ?? Ivan Perisiç
Ivan Perisiç

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania