Panorama Sport (Albania)

Bajerni, 50 milionë euro për Karraskon

Mesfushori belg mahniti trajnerin italian Karlo Ançeloti, "plani" B pas ançez

- Përgatiti: ANTON LUMEZI

Uli Hënes ka prem tuar blerje të mëdha sivjet dhe Bajerni i Mynihut ka nisur "gjuetinë" për "bombat" e radhës në merkato, për të përforcuar skuadrën në pritje të sezonit të ardhshëm. Sytë e tyre janë kthyer nga Spanja, ku shënjestra e radhës është anësori ofensiv i Atletikos së Madridit, Janik Ferreira-Karrasko. Sipas francezes "L'Equipe", rekordmenë­t gjermanë janë të gatshëm të derdhin 50 milionë euro në arkat e spanjollëv­e për kartonin e atij që mund të luajë si në mesfushë, ashtu sikurse në sulm. Karlo Ançeloti ka shprehur gjithmonë një simpati për Karraskon, pasi e ka ndjekur nga pranë, teksa drejtonte Realin e Madridit, por tashmë ai do të tentojë që ta ketë në grupin e tij lojtarin në fjalë. Por, 23-vjeçari supozohet të jetë edhe si një "plan" B për bavarezët, duke parë që marrëveshj­a me bomberin e Arsenalit, Aleksis Sançez nuk është finalizuar ende si pasojë e kërkesave të lartë të pagës që ka sulmuesi kilian, jo pak, por plot 25 milionë euro në sezon. Duke u rikthyer nga Jakin Ferreira-Karrasko, futbollist­i në fjalë ka ditur që t'i ngjisë shpejt shkallët e karrierës. Pas fillimeve te të rinjtë e KRC Genk, ai u transferua te skuadra franceze e Monakos, derisa udhëtoi

drejt Madridit, me Atletikon që e pagoi 17 milionë euro kartonin e tij. Gjatë karrierës së tij në Primera Division, Karrasko është aktivizuar në 35 ndeshje ku ka shënuar 10 gola gjatë sezonit të kaluar. Sa i përket, Champions Ligës, mesfushori belg u aktivizua

në dymbëdhjet­ë ndeshje në të cilat shënoi vetëm dy gola, duke përmendur këtu edhe ndeshjen ndaj Bajernit, ku ai shënoi golin e vetëm. Një prej vetive kryesore të tij janë të dyja këmbët me të cilat ai luan, fleksibili­teti i tij, si dhe teknika e përdorur, gjë e cila

u ka tërhequr vëmendjen shumë klubeve, të cilat kanë kërkuar të arrijnë drejt një marrëveshj­eje me 23vjeçarin. Kontrata e Karraskos me skuadrën spanjolle të Atletikos së Madridit është e vlefshme deri në qershorin e vitit 2022.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania