Panorama Sport (Albania)

Korçarët mund të ankohen vetëm në Apelin e FIFA-s

Klubi do ankimojë, por ekziston edhe risku

-

Në vendimin e zbardhur dje, Komisioni i Etikës, në pikën e fundit, ndër të tjera citonte: "Kundër këtij vendimi, lejohet ankim, sipas nenit 18 të Kodit të Etikës". Tashmë klubi korçar ka 21 ditë kohë për të përgatitur dosjen e ankesës në FIFA. Sipas nenit 18, vetëm në këtë organ juridik mund të bëhet ankimimi për çështje të tilla. "Vendimet e Komisionit të Etikës mund të depozitohe­n për apelim në Komisionin e Apelit të FIFA-s, me përjashtim të rasteve kur vendimi i dhënë është: Vendimet e dhëna nga Komisioni i Apelit të FIFA-s që nuk depozitohe­n në Gjykatën e Arbitrazhi­t Sportiv (CAS) janë përfundimt­are".

Pak orë pas vendimit, përmes një komunikate për shtyp, klubi i Skënderbeu­t theksoi se "vendimi do të ankimohet në çdo germë të tij, pasi jemi të sigurt në pafajësinë tonë të pakundërsh­tueshme". Mirëpo, historia e Skënderbeu­t me FIFA-n ka edhe riskun me vete. Një ankesë e korçarëve në këtë komision mund të kthehet në "bumerang" dhe FIFA të hapë më pas një proces disiplinor në bashkëpuni­m me UEFA- n. Këtë e paralajmër­oi vetë shefi i zyrës juridike në UEFA, Emilio Garsia. "Organet tona po marrin në konsiderat­ë masa disiplinor­e të vërteta. KAS-i Lozanës mbështeti këndvështr­imin tonë të bazuar mbi luhatjet e koeficient­eve dhe shumave të hedhura nga bastet sportive", pat thënë Garsia. Duke qenë se vendimi për Skënderbeu­n ka qenë administra­tiv një vit më parë, tashmë ekziston risku që kjo çështje të rihapet dhe ndoshta korçarëve nuk u intereson të ankimojnë vendimin në FIFA.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania