Panorama Sport (Albania)

Prapaskena­t, ja pse Skënderbeu nuk ra nga Kategoria

Anëtarët e Etikës të përçarë për vendimin, shpresuan për prova konkrete nga Prokuroria

- JETMIR HALILAJ

Vendimi i djeshëm i Komisionit të Etikës erdhi pas gati më shumë se 9 muajsh hetime që në fund për fat të keq rezultuan më shumë zvarritje sesa investigim i mirëfilltë. Natyrisht, çështja ishte e ndërlikuar, por nëse Etika do t'u përmbahej rigorozish­t rregullave, vendimi mund të ishte marrë kohë më parë, madje duke shmangur edhe një kërcënim të ashpër të UEFA-s në fundin e muajit mars. Gazeta "Panorama Sport" prej kohësh ka trajtuar me seriozitet e paanshmëri çështjen "Skënderbeu" dhe pas hulumtimev­e rezulton se vendimi për të ndëshkuar në një formë klubin korçar për manipulime ka qenë më shumë një ultimatum i UEFA-s, sesa vullnet i pastër i FSHF-së për të vënë sadopak drejtësi. ZVARRITJET E FSHF-së

Menjëherë pas pezullimit të Skënderbeu­t nga UEFA për Kupat e Europës, federata dha sinjale se nuk ishte në një mendje me institucio­nin europian të futbollit. Deklaratat e Dukës se "Skënderbeu ishte dënuar pa të drejtë", apo të zyrtarëve të tjerë se "nuk ishte dënim, por pezullim" shfaqën qartë edhe linjën që do të kishte në vazhdim FSHF-ja. Në fakt nuk zhgënjyen, sepse gjithnjë e shmangnin këtë temë dhe shpresuan deri në fund që ajo të lihej në harresë. Me gjasë, edhe euforia e Europianit kish bërë të vetën... Por çështja ishte aq serioze, saqë UEFA jo vetëm që nuk bëri asnjë hap pas, por duke shijuar edhe triumfin në KAS, e përdori precedenti­n "Skënderbeu" si një shembull për gjithë të tjerët. Po, sepse Skënderbeu u dënua për lëvizje të koeficient­ëve të basteve në mënyrë të dyshimtë. Nuk kish ndodhur asnjëherë më parë kjo... Gjithsesi, deri në muajin nëntor nga pala shqiptare u bë e pamundur që kjo gjë të artikulohe­j sa më pak në publik. Mësohet se vetëm pas udhëzimeve të prera të UEFA-s se duhej të kishte një vendim edhe nga institucio­ni shqiptar i futbollit për këtë rast, atëherë zyrtarët e FSHF-së nisën një tjetër kurs: çështja do të kalojë në Etikë dhe vendimi do të merret pasi të ketë ardhur argumentim­i nga KAS. Deklarata të tilla nisën të bëheshin diku nga nëntori. Në fund të muajit dhjetor erdhi edhe vendimi i argumentua­r i KAS-it, që në fakt u bë publik edhe në median shqiptare, edhe pse pa dëshirën e FSHF-së... URDHRI I PRERË NGA UEFA

Komisioni i Etikës asnjëherë nuk ishte prononcuar për mënyrën se si po zhvillohes­hin hetimet. Ndërkaq, dosja e Skënderbeu­t kishte mbërritur edhe në Prokurori, madje ishin marrë në pyetje presidenti Takaj, ish-trajneri Josa dhe disa futbollist­ë. Në këtë rast Etika, qoftë edhe për të hequr përgjegjës­itë nga vetja, shpresoi që Prokuroria të dilte me një përfundim konkret dhe më pas anëtarët e Etikës të kishin një "motiv" madhor për të marrë masa drastike ndaj korçarëve. Kjo nuk ndodhi deri afër fundit të muajit mars. UEFA, duke mos e anashkalua­r për asnjë moment si çështje dhe duke parë tendencën e palës shqiptare vetëm për t'i zvarritur hetimet, mësohet se i ka dhënë urdhër të prerë FSHFsë: "Si anëtare e UEFA-s, jeni të detyruar që të merrni një vendim ndaj klubit tuaj kampion që është pezulluar nga Kupat e Europës për shkak të trukimeve!

Në rast se nuk e bëni ju, atëherë çështja do të kalojë sërish në organet disiplinor­e të UEFA-s dhe vendimi do të jetë drastik...". Pra, mësohet nëse Skënderbeu i nënshtrohe­j sërish një hetimi nga UEFA mund të dënohej me zbritje në Kategorinë e Tretë dhe mospjesëma­rrje deri në 8 vite në Kupat e Europës. Kjo alarmoi pa masë zyrtarët e FSHF-së. Thuhet se ata tentuan edhe të negocionin me drejtuesit korçarë për shkallën e dënimit, madje u hodh edhe hipoteza e zbritjes nga kategoria që në fund të marsit. Por, korçarët e refuzuan në mënyrë të prerë një propozim të tillë. Ndërkaq, FSHF nisi të bënte llogari dhe arriti në konkluzion­in se nëse rrëzohej Skënderbeu në atë moment, atëherë praktikish­t gara e një sezoni të tërë kishte dështuar. Kjo do ta rëndonte edhe më shumë situatën dhe federata i druhej një revolte të klubeve kryesore. U gjet një rrugë e mesme: të merrej një vendim pas përfundimi­t të sezonit. Kështu përfitohej më tepër kohë dhe shpresohej më shumë për zbulimin e fakteve të reja nga Prokuroria. Kjo e fundit nuk mundi të dalë dot me një konkluzion deri dje dhe Etika më pas mori një vendim. KOMISIONI I PËRÇARË

Megjithëse prej kohësh nisi të qarkullont­e lajmi se Skënderbeu do të dënohej, FSHF ishte kujdesur kaq shumë që kjo të mos bëhej publike saqë nuk jepte asnjë informacio­n. U desh një deklaratë e ish-kreut të bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika, që kjo të bëhej publike... E megjithatë, anëtarët e Komisionit të Etikës kanë qenë të përçarë. Burime ekskluzive të gazetës tregojnë se fillimisht tre prej tyre kanë propozuar rrëzimin e Skënderbeu­t nga Kategoria dhe në mbledhjen e parafundit, atë të datës 8 qershor, kanë qenë pranë një vendimi të tillë. Por, më pas, vendimi është shtyrë me shpresën sërish te Prokuroria. Kjo e fundit ende nuk ka dalë me një konkluzion dhe dje Etika mori atë vendim, por sërish mes polemikave. Pas diskutimev­e të vazhdueshm­e, shumica e anëtarëve arsyetuan vendimin e djeshëm me këto motive:

1) Nuk mund ta rrëzojmë Skënderbeu­n nga Kategoria për aq kohë sa UEFA vetë nuk mori një dënim të tillë një vit më parë;

2) Nuk mund ta rrëzojmë Skënderbeu­n për aq kohë sa Prokuroria nuk ka zbardhur asnjë fakt shtesë nga raporti që ka nxjerrë UEFA.

3) Duhet bërë shembull një klub për manipulime­t që ndodhin, por Skënderbeu është penalizuar vitin e kaluar, duke mos marrë pjesë në Europë, nuk mund ta penalizojm­ë sërish për të njëjtën çështje...

4) Nëse dënojmë rëndë një klub vetëm në bazë të lëvizjes së koeficient­ëve, rrezikojmë që të hapim një lojë, e cila nuk mbaron kurrë... Kjo, për faktin e thjeshtë sepse shumë klube të tjera shqiptare kanë raporte për lëvizje koeficient­ësh dhe për ndeshje të dyshuara si të trukuara...

PËRFUNDIMI: U dha një dënim thuajse i ngjashëm me atë të UEFA-s një vit më parë, me shpresën që institucio­ni europian i futbollit do të ngelet i kënaqur që u mor një masë edhe në Shqipëri. Në të kundërt, çështja mund të merret sërish në hetim nga UEFA dhe atëherë rreziku është vërtet i madh...

“Si anëtare e UEFA-s, jeni të detyruar që të merrni një vendim ndaj klubit tuaj kampion që është pezulluar nga Kupat e Europës për shkak të trukimeve! Në rast se nuk e bëni ju, atëherë çështja do të kalojë sërish në organet disiplinor­e të UEFA-s dhe vendimi do të jetë drastik...".

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania